Recetat me mish nuk është se janë shumë të preferuara në kohët e
sotme, por janë pjesë e pandarë e kuzhinës tonë. Ndaj herë pas here do postoj dhe
receta të tilla. Këtë sugjerim ma dha shoqja ime Joana, e cila me plot gojën
mund të them është një master në kuzhinë me eksperiencën e saj disa vjeçare në
Amerikë, prejardhjen e bashkëshortit nga Shkodra dhe të mamasë së saj nga Përmeti
:).
Shijoni më poshtë recetën me shpjegime dhe foto.
Përbërësit
1 kg mish gici
Erëza (Hudhër pluhur, spec i kuq, piper)
Një teke konjak
1 lugë gjelle mjalt
Kripë
Përgatitja
Përziejmë mishin me erëzat, kripën, konjakun, mjaltin dhe vendosim ne
frigorifer për të paktën një orë ose “overnight”. Mbulojeni tasin ku keni
hedhur mishin me qese gatimi për të evituar aromat në frigorifer.
Nxirrni nga frigoriferi, futeni në furrë në 220 gradë, të mbuluar me
letër alumini për 40 minuta ose derisa mishi të jetë zbutur. Hiqeni letrën e
aluminit dhe lëreni për ndonjë 10-15 minuta derisa mishi të marrë ngjyrën
krokantë të pjekjes. Shoqërojeni me sallatë ose pure patate. Ju bëftë mirë
No comments
Post a Comment