Specat me gjizë janë traditë e gatimeve tona. Meqë është sezoni i
specave të kuqe “bullafiqe” :), po ju sjell një recetë kur duam të sajohemi për
darkë dhe pjata të jetë e shëndetshme dhe të të kënaq syrin.
Përbërësit
Speca të kuq (sa t’ju nxëj tava :)
Gjizë pa kripë 250 gr
Erëza (hudhër, kopër, selino)
Pregatitja
Pastrojmë specat nga farat, i spërkasim me vaj ulliri dhe kripë dhe i
vëm në furrë me ventilim, sa më pranë nxehtësisë në 200 gradë. I lëm për aq kohë
sa shohim që specat kanë filluar “të rudhen” :) (gati 30 minuta)
Në një tas hedhim gjizën, shtojmë erëzat si më lartë, si dhe anësoret
që përftojmë nga pastrami specave. Nxjerrim specat nga furra dhe mbushim me masën
e pregatitur. I vendosim në furrën e nxehtë, për 5 minuta të tjera dhe i servirim. Ju bëftë mirë.
No comments
Post a Comment