Friday, October 28, 2016

Kulluret e Suelës

Kulluret e Suelës padyshim do ju sjellin ndërmend fëmijërinë. Une nuk i kisha provuar ti bëja vet, derisa mikja ime Suela, artiste në jetë, artiste në shpirt e bëri të ditur këtë recetë në një nga intervistat e saj. Recetat e Suelës do vijnë shpesh në blog-un tim sepse janë shumë të thjeshta dhe të veçanta. Gjithçka që kam mësuar nga Suela e kam bërë mënjeherë recetë të shpesht në shtëpinë time. Tavolinat e Suelës kur na fton nëpër darka, janë shembull i gatimeve plot imagjinatë dhe shije. Të vazhdoj të flas për Suelën do më duhet një blog tjetër “Unë dhe Suela” ose “Unë, Suela dhe disa të tjerë” :)))). Jam me fat që zoti na solli pranë njëra tjetrës në një moment sublim të jetëve tona.

Përbërësit
Një gotë kos
Një gotë yndyrë (gjalpë të përzier me vaj)
Një gotë sheqer
Një pako pudër pjekjeje

Një lugë çaji sodë buke
Vanilje
Një ose dy portokallë, të cilëve u grijmë imët lëkurën
Pak kripë
600-700 gr miell



Përgatitja
Rrahim me rrahëse yndyrën me sheqerin, deri sa të bëhet një masë homogjene me ngjyrë të bardhë. Shtojmë kosin, vaniljen, lëkurën e portokallit. Për lëkurën e portokallit unë përdor një esencë që e përgatis vet, por që do ja u tregoj një herë tjetër :).

Shtojmë miellin dhe mbi të, pa e përzier ende, shtojmë sodën e bukës dhe pudrën pjekëse. Fillojmë ta përziejmë me lugë, duke hequr dorë nga rrahësja. Hedhim miell aq sa brumi të mos ngjisë në duart tona.
Më pas, brumin e punojmë me duar deri sa të lidhet dhe e shtrojmë mbi tavolinë, nga ku eksperimentojmë me format sipas dëshirës apo mundësive. Pjekim në 180 gradë në mes të furrës.Ju bëftë mirë


SHARE:

2 comments

  1. Recete shume e thjeshte dhe shume e shijshme si per te vegjel dhe te rritur. Na kujtuan femijerine. Bravo Bonushe qe i nxjerr qe te mos ti humbasin

    ReplyDelete

Blogger Template Created by pipdig