Kur
gatuan përditë e përditë si në rastin tim, shumë gjëra i bën pa masa të caktuara dhe shpesh “from scratch” dmth me gjërat bazike që na gjenden në shtëpi. Në fakt
këto biskota nuk mund të quhen dhe me aq gjëra bazike se kanë brenda fruta të
thata, por në prag të stinës së ftohtë të dimrit të gjithëve na gjenden një dorë
arra dhe lajthi :). Përmasat e përbërësve të that për këto biskota varen tërësisht
nga sa gjalp dhe vezë hedh. Por për 20 biskota mjaftojnë sasitë më poshtë:
Përbërësit
100 gr
gjalp
1 kokër
vezë
250-300
gr tërshërë
80 gr
miell
80 gr
sheqer kaf
1/2 pako pluhur për pjekje
2-3
luge gjelle pluhur arrë kokosi
Copa çokollate
(nëse ju gjenden)
Fruta te
thata çfarë të keni në shtëpi
Rrush i
thatë
Arra
Lajthi
Bajame
Përgatitja
Shkrijmë
gjalpin në mikrovalë. Shtojmë sheqerin, trazojmë për 2 minuta me lug druri. Shtojmë vezën
dhe më pas me radhë të gjithë përbërësit e thatë, tërshërën, miellin, arrën e
kokosit, rrushin e thatë, arra etj derisa masa të arrijë përqëndrimin si në
foto.
Më duar
ose me ndihmën e një luge i japim forma. Me këto përmasa mund të
duhet ta vini 2 herë tavën pasi biskotat duhet të rrinë pak larg nga njera
tjetra ngaqë hapen gjatë pjekjes.
No comments
Post a Comment