Thursday, October 20, 2016

Kek me spinaq (Plum cake with spinach)


Ju sugjeroj ta bëni shpesh gjatë dimrit këtë “bukë”. Sidomos kur ju vijnë miq, shoqërohet aq mirë me çdo lloj djathi dhe pamja e saj është oreks ndjellëse :).

Përbërësit
3 vezë
15 gr kripë
30 gr sheqer
80 ml vaj luledielli
150 ml qumësht
300 gr miell
1 bustinë baking powder
150 gr spinaq i zier
Mente dhe kopër të freskët

Pregatitja


Rrahim vezët. Shtojmë kripën, sheqerin, vajin dhe qumështin si dhe gjysmën e masës së miellit. Hedhim spinaqin me erzat e freskëta dhe vazhdojmë përzjerjen për ndonjë minutë. Shtojmë gjysmën e masës së miellit dhe baking powder.





Masën e përftuar e hedhin në formën e kekut (në formë buke). E pjekim në 180 gradë në mes të furrës për 45 minuta ose derisa maja e thikës të dalë e pastër. Ju bëftë mirë





SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig