Nëse kur kam postuar recetën e cheesecake tim të parë, që ka qenë dhe
receta ime prezantuese kur hapa blogun Bonbon Taste, kam thënë që nuk ju
nevojitet “spring pan”, (tava që zbërthehet), për këtë cheesecake ju duhet
patjeter spring pan që ta shijoni siç duhet bukurinë e tij 🤗.
Ky cheesecake është cheesecake “gjirokastrit” nga Albina e My Sweet Tooth blog, e para dentiste blogere ushqimi ose e para blogere ushqimi dentiste 😍.
Albinën e kam njohur kur ne blogeret e ushqimit vendosëm të njohim njëra
tjetrën. Është e sapo diplomuar si dentiste dhe ka të njëjtën pasion si për
profesionin që ka zgjedhur, ashtu dhe për gatimin. Shijuesi më fanatik i Albinës
është vëllai i saj binjak Albioni 😉,
siç e quan Albina. Ajo që më shtyu ta bëj këtë recetë më shumë se 1 herë ishin
përbërësit që Albina kishte zgjedhur për cheesecake, jo vetëm shumë ekonomik
(na nevojitet shume të qënit ekonomiqarë), por edhe pak jashtë të zakonshmes.
Meqë e quajmë kek me djathë është e lejuar të përdorim të githa variantet e
produkteve të qumështit…right? 😍
Kështu pra ky kek do ju kushtojë të paktën gjysmën e parave që
harxhonit mbi recetat që keni bërë derimë tani për cheesecake. Albina e bën
gjirokastriten 100% në çdo aspect 😀,
përse mos të provojmë dhe biskota më të lira sesa ato digestive që marrim
zakonisht për bazën e cheesecake? Dhe më besoni që në shijen time rezultuan më delikate
në shije biskotat “Petit Beurre”
Ky cheesecake mund të zbukurohet me fruta të freskëta ose me reçel. Unë
do ja u sjell të dy versionet e mija. Për mënyrën sesi unë përgatis reçelin e
shpejtë të luleshtrydhes mund të referoheni këtu. Ky cheesecake është gati për
servirje në 3 orë. Vështirësia zero 🤓.
Përbërësit për bazën
1 pako e gjysëm biskota “Petit Beurre”
100 gr gjalp
Përbërësit për reçelin:
200 gr luleshtrydhe
½ kokërr limoni
2 lugë sheqer
Përbërësit për kremin e
djathit:
250 gr krem djathi (të çdolloj marke)
500 gr salcë kosi (e blini të hapur në dyqanin tuaj të bulmetit)
1 kokërr limoni
Përbërësit për shurupin e
xhelatinës
2 fletë xhelatinë
3-4 lugë sheqer sipas shijes
1 filxhan kafe ujë
Përgatitja:
Nëse cheesecake do e servirim sipër me reçel luleshtrydhe fillojmë me
përgatitjen e tij. Për recetën referohuni këtu.
Fillojmë me bazën e biskotave meqë duhet të rrinë gjysëm ore në
frigorifer, përpara sesa ti shtojmë kremin e djathit. Ka dy mënyra për ti bërë
thërrime biskotat, e para është në mikserin elektrik e dyta është më natyrale.
I fusim biskotat në një qese me zinxhir dhe e “rrahim” me pec si në foto 😛.
Shtojmë gjalpin e tretur mbi biskotat e shtypura dhe krijojmë bazën në
tavën “spring pan”. E fusim tavën në frigorifer. Për të shpejtuar kohën unë e
fusja në akull 🤗.
Baza me biskota do forcohet më shpejtë.
Përgatitja e kremit të djathit fillon me zbutjen e xhelatinës dhe përgatitjen e shurupit të xhelatinës. Shtojmë ujin dhe sheqerin në një tenxhere dhe e lëmë të ziejë për 1 minutë. Xhelatinën si në foto e vendosim fillimisht në një tas me ujë të ftohtë. Xhelatina do tjetërsojë përbërje menjëherë nga një material që thyhet do bëhet si “mushama”.
E shtyrdhim mirë xhelatinën e zbutur dhe e hedhim tek shurupi me sheqer që e kemi hequr nga zjarri. E trazojmë, xhelatina do të tretet.
Ndërkohë fillojmë rrahim dy llojet e djathit me mikser elektrik. Shtojmë lëngun e një gjysëm limoni si fillim. Po po lëng limoni është i freskët nga bahçja e shoqes time Leida ❤.
Meqë Luisi im pëlqen ëmbëlsirat jo shumë të ëmbla dhe të athta, unë ja shtoj pa frikë dhe lëngun e gjysmës tjetër të limonit.
Jemi gati të hedhim shërbetin e xhelatinës. Vijojmë të rrahim kremin e djathit ndërsa shtojmë shërbetin. Kremi është gati në 1 minutë. Provojmë kremin. Nëse për shijet tuaja nuk është i ëmbël mjaftueshëm mund t’i shtoni vetëm sheqer pluhur dhe përzjeni derisa të arrini ëmbëlsinë e dëshiruar.
Nxjerrim bazën e biskotave nga frigoriferi dhe shtojmë kremin sipër.
Cheesecake është gati për të ndejtur në frigorifer të paktën 3 orë.
Pas
3 orësh e nxjerrim. Me majën e një thike lirojme pak anët nga kremi. Zbërthejme
sping pan dhe torta me djath u lirua 🤗.
Gati për servirje, më poshtë gjeni të dy versionet me reçel
luleshtrydhe, dhe me luleshtrydhe të freskët. Mund të përdorim për dekorim,
kivi, boronicë, mjedër apo mango të freskët ose krem. Ju bëftë mirë dhe shijoni
fotot.
No comments
Post a Comment