Tek bëja listën e gjatë për të blerë përbërësit
për sushi në shtëpi, vrisja mendjen sesi të eleminoja ose të ulja ca kosto. Se ç‘u
kuptua pastaj i blejmë të gatshme për shumë lekë. Nuk kam asgjë me sushit e
gatshëm, madje vdes për to, por nuk na ngopin moj motrani hahaha. Ne, përveç
Luisit që ka naze mbarojmë për sushi në shtëpi, ndaj sado që të blejmë gati,
janë gjithmonë pak 😋.
Xhenxhefil turshi, ishte përgatitja e pare
nga ana ime për eventin e madh, gatim i sushit në shtëpi. Një vazo e vogël në
marketet tona kushtonte mbi 500 lek. Ne mirë që na pëlen sushi, po zihemi dhe për
fletat e xhenxhefil që vjen paketuar me to...shumë pak 😜.
Me një search të shpejtë më del receta nga
Agroweb, por dhe ca kërkime me video dhe sjell recetën e xhenxhefil turshi me
një kosto prej 500 lek, 4 vazo 🤗.
Goca provojeni sikur dhe pa sushi, djegësira,
aroma dhe ëmbëlsira e kësaj turshie është wow. Dhe është gati për 1 ditë deri në
3 muaj hahaha. Dmth mund të rrojë deri në 3 muaj në frigorifer, por që ditën e
parë shijon si turshi. Dhe nëse më parë bëni turshitë pastaj blini uthullën e
orizit, do kurseni dhe 600 lek uthull orizi sa gishti i madh i dorës 😜😜. Unë e bleva tani, por po ju këshilloj
juve. Shija e lëngut të turshisë së xhenxhefil është super, për tu përdorur
gjatë proçesit të përgatitjes së sushit. Kur të postoj recetën e sushit do ja u
mësoj dhe këtë detaj 🤗. Ju humba shumë kohë me fjalë, le
të fillojmë me shpjegimin 🤗.
Përbërësit:
1 kg xhenxhefil
(400lek)
250 ml uthull
mole (100 lek)
4-5 lugë
sheqer kafë (pa lek 😜)
Përgatitja:
Mirë është
ta keni një shoqe pranë si unë, ditën që përgatita turshinë që të shtyni kohën
me kafe, cigare dhe pak ndihmë hahah. Siç e shihni në foto pastrimi i
xhenxhefil ose xhinxher, bëhet kollaj me anë të një luge. Pasi ti keni
pastruar, i lani, thani dhe e grini xhinxherin në feta të folla. Nëse nuk keni
një pajisje të tillë në shtëpi, përdorni qëruesen e patates. Do ju marrë pak më
shumë kohë, por përse janë shoqet 🤗❤.
Pasi të keni prerë xhinxherin në peta të holla, kriposeni me kripë deti nëpër shtresa dhe
liheni veçantë për 1 orë. Më pas shtrydheni xhinxherin nga uji tepërt, duke e
marrë pjesë pjesë me duar.
Në një
tenxhere zjeni uthullën me sheqerin për pak minuta sa sheqeri të tretet mos të
ketë më kokriza.
Xhinxherin ndërkohë e keni vendosur në vazo të
pastra, duke e ngjeshur pak me dorë. Mbuloni sipërfaqen e xhinxherit me uthullën
e nxehtë. I mbyllni kavanozat me kapak dhe i lini jashtë derisa të ftohen.
Më pas futeni në frigorifer dhe mund ti mbani aty nga 1 ditë deri në 3 muaj. Në asnjë video që pashë në përgatitjen e xhinxherit turshi, nuk thoshte që turshia ruhet në temperaturë ambjenti. Të gjitha thoshin që ruhet në frigorifer.
Xhinxher turshi
është gati që të nesërmen dhe mund ta konsumoni jo vetëm me sushi. Nëse ju pëlqen
ushqimi djegës mund ta shoqëroni me xhenxhefil turshi. Ju bëftë mirë. ❤🙏
Post a Comment
Kur miq të mirë të sjellin karkaleca që mezi ti mban dhe dora, je në mëdyshje për të sjellë receta me shije të thjeshta që të shijojnë duke e fshirë tiganin me çapa buke apo receta “fancy” për të patur një prezantim ndryshe. Vendosa ti sjell të dyja këto shije për mos ti mbetur hatri asnjerës 😋.
Karkaleca në tigan me gjalp dhe hudhër, një gatim që është gati në 5 minuta dhe që mund të jetë darka ose dreka e shpejt perfekte. E shijshme sa s’ka padyshim. Sipas mendimit tim, ndonjëherë përgatitjet më të thjeshta të ushqimit mund të jenë më të shijshmet. Nuk keni nevojë të shtoni shumë karkaleca për t'i dhënë shije salcës, e cila është e mbushur me aromë dhe është një shoqëruese perfekte mbi pasta ose oriz.
Përbërësit për karkalecat:
Karkaleca në tigan me gjalp dhe hudhër, një gatim që është gati në 5 minuta dhe që mund të jetë darka ose dreka e shpejt perfekte. E shijshme sa s’ka padyshim. Sipas mendimit tim, ndonjëherë përgatitjet më të thjeshta të ushqimit mund të jenë më të shijshmet. Nuk keni nevojë të shtoni shumë karkaleca për t'i dhënë shije salcës, e cila është e mbushur me aromë dhe është një shoqëruese perfekte mbi pasta ose oriz.
Që mos ti hyja me çap salcës të krijuar vendosa të gatuaj një rizoto, me oriz të zi dhe kungulleshka jeshile. Për mua një pjatë e plotë dhe plot shije. Përbërësit në këtë recetë nuk janë ato që na gjenden përditë në shtëpi, por kur kemi produkte deti kjo recetë do ju zbukuroj tavolinën dhe shijen.
Përbërësit për karkalecat:
800 gr
karkaleca të pastruar
40 gr gjalp
(2 lugë gjelle)
2 lugë çaji
hudhër të grirë
Lëngu i një
limoni
2 lugë çaji
majdanos i grirë
Kripë, piper
Përbërësit për orizin e zi
1 filxhan çaji oriz i zi
3 filxhan çaji ujë
2-3 lugë gjelle vaj
ulliri
2
kungulleshka
Kripë, piper
Përgatitja:
Këshilla ime
për këtë recetë është përdorimi i karkalecave të mëdhenj, nëse keni mundësi ti
blini. Shtoni gjalpin në tigan dhe pasi ai të jetë shkrirë, shtoni karkalecat e
pastruar. Për qejfin tuaj disa karkaleca mund ti skuqni siç janë me lëvozhgë. Në
varësi të madhësisë së karkalecave mund të duhen 2-3 minuta kaurdisje në secilën
anë. Kur ti ktheni karkalecat nga ana tjetër, shtoni hudhrën, dhe shuani me lëngun
e limonit. Sapo karkalecat kthehen në ngjyrë të bukur rozë, janë gati dhe
hiqini nga zjarri.
Në dy enë të
tjera përgatisim orizin dhe kaurdisim kungujt. Orizi i zi në paketim ka masën 2
ujë 1 oriz, por unë i shtova 3 ujë. E shplani orizin mirë dhe hidheni direkt në
ujë (pa kripë) të ftohtë dhe e lini të ziejë derisa të pi ujin në zjarr të ulët
mesatar.
Në tigan me
dy lugë vaj ulliri kaurdisni kungullin. Kur orizi të jetë gati e hidhni atë mbi
kungulleshka dhe trazoni 2-3 minuta në zjarr sa përbërësit të lidhen. Rregulloni
me kripë dhe piper sipas shijes. Servireni me karkalecat e gatuar më lart dhe
pak nga salca e tyre.
Ju bëftë mirë ❤🙏
Subscribe to:
Posts (Atom)


































































