Këtë recetë
e kam gatuar 1 muaj më parë dhe më kishte humbur receta që më kishte nisur
Ledina, kisha vetëm fotot e mia. Për tu siguruar që elementët përbërës ishin në
rregull i nis Ledinës disa nga fotot që të rifreskoja recetën që do ju tregoj
sot.
Ledina kur
pa në foto açeto, limon dhe hudhër “më mbyti” hahaha. Po këto elemente nga i gjete, pyeti? Unë këmbëngulja që mi kishte nisur ajo. Por pasi vërtetuam bisedat në whatsapp,
doli që 3 përbërësit më sipër unë i kisha futur nga truri im 😛. Ndoshta forca e
zakonit që nuk të lë pa futur dhe gjurmën BonBon në çdo gatim.
Gjithsesi,
me ato 3 përbërës apo jo kjo recetë është “nona” siç thotë Ledina. Mami Lika që
ishte tek unë për drekë ditën që i gatova tha janë të shkëlqyera. Ndaj sipas
gustos tuaj vendosni t’i mbani apo ti hiqni kremin e açetos, limonin dhe një
thelp hudhër 🤗.
Pjesa tjetër e përbërësve është autentike sipas Ledinës.
Përbërësit:
1 paketim me
kërpudha të mëdha
1 lugë
gjelle vaj ulliri
200 gr
mocarela
1 lugë
gjelle djath i mykur
2 lugë
gjelle pana për gatim
2 lugë
gjelle arra të copëtuara
1 thelp hudhër
1 lugë
gjelle limon
1 lugë çaji krem
uthull balsamike
Piper
Përgatija:
Fillojmë me
pastrimin e kërpudhave si në foto. Fillimisht heqim bishtin, më pas vijojmë me
heqjen e cipës së kërpudhës dhe
pastrimin e ndonjë papastërtie nëse ka. Vendosim kërpudhat në një tavë dhe
fillojmë me përgatijen e mbushjes.
Presim
bishtat e kërpudhës në kubikë. Në një tigan shtojmë lugën e vajit dhe hedhim
copat e prera në të. Ndërsa copat e kërpudhës kaurdisen dhe ulin volumin
shtoni, hudhrën, kremin e uthullës balsamike, limonin dhe trazoni sa përbërësit
të lidhen.
Nxirreni hudhrën pasi të lëshojë aromën e saj.
Kujdes: Kjo mbushje nuk do kripë pasi dhe djathi i mykur, dhe limoni dhe uthullën
do e forcojnë shijen e mbushjes. Gjithsesi në fund kur mbushja të ketë përfunduar
provoni dhe sipas shijes tuaj mund ti shtoni pakëz kripë.
Shtojmë mozarelën
e prerë në kubikë, panën dhe largojmë tiganin nga zjarri. Masa është gati.
Unë
arrat i harrova t’i hidhja brenda masës dhe ja shtova kërpudhave të mbushura
sipër, përpara pjekjes.
Piqni
në 200 gradë në mes të furrës për 25-30 minuta derisa do ta kuptoni që kërpudhat
janë gatuar se mblidhen dhe zbuten. Nxirreni tavën nga furra. Lëreni në qetësi
për të paktën 5 minuta përpara sesa ta servirni.
Ju bëftë mirë
dhe qoftë një vit i mbarë për të gjithë.
Post a Comment
Kjo është
hera e dytë qe i gatuaj këto biskota për këtë vit, hera e parë ishte për një
event bamirësie, sot është si biskota festive e Krishtlindjeve.
Pjekim në 190 gradë për 12 minuta. Biskotat duhen ftohur pak përpara sesa ti vendosni në pjatancën e servirjes. Ju bëftë mirë. Gëzuar!
Në vitet e
kaluara gjithmonë kam bërë Biskotat e Krishtlindjes që i gjeni dhe në blog dhe
për ato jam bërë specialiste 😊.
Por me recetën që do ju prezantoj sot të biskotave tipike të kësaj feste ato me
ginger, më besoni që do bëheni dhe ju specialista 😍. Kur thashë hera e dytë që i
gatuaj për këtë vit duhet t’ju saktësoja që është dhe hera e dytë ne jetë që i
gatuaj kaq tradicionalisht. Ndihem shumë e lumtur që përshtata një recetë që
nuk do as “molassa” një ekstrakt i sheqerit të kuq (e gjeni, por me çmim pak të
kripur, nëse e doni) dhe as me gjalpin në temperaturë ambjenti që biskota të
dalë siç duhet. Mënyra sesi biskotat e mia me xhinxher përgatiten, nuk do ju marrë
më shumë se 5 minuta. Padyshim që molassa do zëvendësohet me “shurupin e artë”,
e cila mund të përgatitet edhe ditë ose javë më parë. Ruan formën, shijen për
javë të tëra.
Përgatitja e
biskotava siç dhe e kuptuat ndahet në dy faza, përgatitja e shurupit të artë
dhe më pas biskotat. Mos hezitoni ti provoni se do përfitoni biskotat më të
mira me xhinxher në formë, shije dhe ngjyrë. Më në fund dhe unë
arrita ta bëja brumin e këtyrë biskotave në ngjyrën aq të bukur të karamelit,
siç i shohim kur i përgatisin shefat e mëdhenj.
Përbërësit për “shurupin e artë”
400 gr
sheqer
240 ml ujë
2 feta
limoni dhe portokalli
Përbërësit për 50 biskota me xhinxher
130 gr gjalp
6 lugë
shurup i artë
120 gr
sheqer kaf
1 kokërr vezë
1 kokërr vezë
Përbërësit e thatë
350 gr miell
½ lugë çaji
sodë buke
1 lugë çaji
xhinxher pluhur
1 lugë çaji
kanellë pluhur
½ lugë çaji
karafil pluhur
½ lugë çaji
arrë moskat pluhur
Përgatitja
Fillojmë me
përgatitjen e shurupit. Fillimisht shtojmë 100 gr sheqer dhe 25 ml ujë në një
tenxhere të vogël. E lëmë të ziejë derisa uji të avullojë dhe sheqeri të fillojë
të karamelizohet.
Shtojmë ujin
dhe sheqerin e mbetur, fetat e limonit dhe portokallit dhe ziejmë për 15
minuta. E heqim shurupin nga zjarri dhe e hedhim në një kavanoz të pastër. Fillimisht
shurupi do duket i hollë, por kur ftohet masa bëhet si mjalt. Me
këtë masë shurupi mund të përgatisim dy herë këtë recetë me biskota. Shurupi duhet të
jetë tërësisht i ftohtë para se ta përdorim tek biskotat.
Faza e dytë: Fillojmë me përgatitjen e
brumit të biskotave. Në një tenxhere shtojmë gjalpin, shurupin e artë, sheqerin
kaf dhe i vendosim në zjarr derisa përbërësit të jenë tretur, kryesisht gjalpi. Pasi përzierja ftohet (e vakët) e hedhim mbi përbërësit e thatë miellin, erëzat, sodën. Shtojmë vezën dhe me një lug druri trazojmë. Për
më pak se 1 minutë përzierje i gjithë brumi do mblidhet si në foto. Brumi është
gati. E mbledhim me qese gatimi dhe e fusim në frigorifer për të paktën 30
minuta.
Për të përgatitur
biskotat kemi dy mënyra ose do lyejmë banakun me miell sa herë do hapim brumin
si dhe pecin e trashë që sherben për të sheshuar brumin ose metoda më efikase
dhe e pastër është nëse brumin e biskotave pjesë-pjesë, e vendosim midis dy
letrave pjekëse dhe me pec e sheshojmë sipër. Në këtë mënyrë përfitojmë dhe
trashësinë e duhur të brumit dhe nuk bëhemi shumë rrëmujë në këndin e punës.
Sa herë që u japim formë biskotave, duhet që buzët e formave t'i lyejmë me miell, ndaj në një enë hedhim pak miell dhe e vendosim pranë këndit të punës . Fillojmë japim forma sipas dëshirës.
Pjekim në 190 gradë për 12 minuta. Biskotat duhen ftohur pak përpara sesa ti vendosni në pjatancën e servirjes. Ju bëftë mirë. Gëzuar!
Subscribe to:
Posts (Atom)






































































