Këtë recetë
e kam gatuar 1 muaj më parë dhe më kishte humbur receta që më kishte nisur
Ledina, kisha vetëm fotot e mia. Për tu siguruar që elementët përbërës ishin në
rregull i nis Ledinës disa nga fotot që të rifreskoja recetën që do ju tregoj
sot.
Ledina kur
pa në foto açeto, limon dhe hudhër “më mbyti” hahaha. Po këto elemente nga i gjete, pyeti? Unë këmbëngulja që mi kishte nisur ajo. Por pasi vërtetuam bisedat në whatsapp,
doli që 3 përbërësit më sipër unë i kisha futur nga truri im 😛. Ndoshta forca e
zakonit që nuk të lë pa futur dhe gjurmën BonBon në çdo gatim.
Gjithsesi,
me ato 3 përbërës apo jo kjo recetë është “nona” siç thotë Ledina. Mami Lika që
ishte tek unë për drekë ditën që i gatova tha janë të shkëlqyera. Ndaj sipas
gustos tuaj vendosni t’i mbani apo ti hiqni kremin e açetos, limonin dhe një
thelp hudhër 🤗.
Pjesa tjetër e përbërësve është autentike sipas Ledinës.
Përbërësit:
1 paketim me
kërpudha të mëdha
1 lugë
gjelle vaj ulliri
200 gr
mocarela
1 lugë
gjelle djath i mykur
2 lugë
gjelle pana për gatim
2 lugë
gjelle arra të copëtuara
1 thelp hudhër
1 lugë
gjelle limon
1 lugë çaji krem
uthull balsamike
Piper
Përgatija:
Fillojmë me
pastrimin e kërpudhave si në foto. Fillimisht heqim bishtin, më pas vijojmë me
heqjen e cipës së kërpudhës dhe
pastrimin e ndonjë papastërtie nëse ka. Vendosim kërpudhat në një tavë dhe
fillojmë me përgatijen e mbushjes.
Presim
bishtat e kërpudhës në kubikë. Në një tigan shtojmë lugën e vajit dhe hedhim
copat e prera në të. Ndërsa copat e kërpudhës kaurdisen dhe ulin volumin
shtoni, hudhrën, kremin e uthullës balsamike, limonin dhe trazoni sa përbërësit
të lidhen.
Nxirreni hudhrën pasi të lëshojë aromën e saj.
Kujdes: Kjo mbushje nuk do kripë pasi dhe djathi i mykur, dhe limoni dhe uthullën
do e forcojnë shijen e mbushjes. Gjithsesi në fund kur mbushja të ketë përfunduar
provoni dhe sipas shijes tuaj mund ti shtoni pakëz kripë.
Shtojmë mozarelën
e prerë në kubikë, panën dhe largojmë tiganin nga zjarri. Masa është gati.
Unë
arrat i harrova t’i hidhja brenda masës dhe ja shtova kërpudhave të mbushura
sipër, përpara pjekjes.
Piqni
në 200 gradë në mes të furrës për 25-30 minuta derisa do ta kuptoni që kërpudhat
janë gatuar se mblidhen dhe zbuten. Nxirreni tavën nga furra. Lëreni në qetësi
për të paktën 5 minuta përpara sesa ta servirni.
Ju bëftë mirë
dhe qoftë një vit i mbarë për të gjithë.
No comments
Post a Comment