Doja të ndëroja "faqe" për ca kohë, jo më ëmbëlsira, por tek
pastroja celularin nga fotot e tepërta, më dolën përpara fotot e shëndetlisë që
e kisha gatuar kastile për blog.
Ka shumë versione të shëndetlisë, ku ajo që dallon më së shumti është
sasia e mjaltit. Që thoni ju, shëndetlia do mjaltë, po mjaltë tamam, përndryshe
mos e merr mundimin ta bësh.
Këtë recetë mami Lika e ka nga pastiçieri aq i njohur në Fier, Halit Rustemi,
i cili nuk jeton më, por pasionin dhe talentin ja u ka trashëguar fëmijëve të
vet. Kush është nga Fieri ose ka kaluar ato anë, nuk mund të mos ketë dëgjuar
për pastiçerinë e njohur “Rustemi”.
Nga gjithë shëndetlitë që kam provuar, kjo e mami Likës është më e
mira, bombë, por më e mira 😍.
Kur keni raste gëzimi, festash apo doni të nderoheni me një gatim tradicional,
ky është rasti.
Mami Lika e ka gatuar çdo Vit të Ri, Krishtlindje dhe Pashkë. Tashmë e
ka të ndaluar. E gatuan vetëm kur ja kërkojmë ne.
Shëndetlija që gatova për blog, mund të jetë e dyta ose e treta që
gatuaj vet (sepse nuk të lë radhë mami Lika 😛), këtë herë i përgjysmova përmasat dhe bëra një tavë të vogël.
Ruajeni këtë recetë, se është nga ato të pakta që i ka mbetur kohës,
siç bëhej dikur. Unë e kam të ruajtur për vete, në blog-un tim 🤗.
Përbërësit:
250 gr mjaltë
250 gr sheqer
250 gr arra
250 gr sheqer
250 gr arra
500 gr miell
2 vezë
1 lugë kafe e prerë sodë buke
1 filxhan kafe me gjalp të tretur
1 e ½ filxhan kafe me ujë
2 vezë
1 lugë kafe e prerë sodë buke
1 filxhan kafe me gjalp të tretur
1 e ½ filxhan kafe me ujë
Përbërësit për shërbetin
Për këto përmasa të
shëndetlisë, duhet 1 kg e gjysëm sheqer në total sipas pastiçierit, që do të thotë:
Shërbeti lihet të ziejë 15 minuta nga pika e vlimit. Pas këtij intervali kohe shërbeti është gati.
nëse në këtë
recetë tek brumi do të hedhim 250 gr sheqer (si më lart), për shërbetin
do përdorim 1 kg e 250 gr të mbetur. Për këtë sasi sheqeri na duhet 1 litër ujë
që të bëjmë shërbetin.
Unë përdora
1 kg sheqer në total, që do të thotë 250 gr ja shtova brenda masës së brumit,
dhe 750 gr e bëra shërbet. Për 750 gr sheqer na nevojiten 550 ml ujë për shërbetin.
Sasia e shërbetit që bëra thithet e gjitha nga shëndetlia
dhe kjo e fundit nuk “noton” në shërbet 🙃.Shërbeti lihet të ziejë 15 minuta nga pika e vlimit. Pas këtij intervali kohe shërbeti është gati.
Përgatitja:
Në një enë tresim gjalpin dhe përpara se të shtojmë përbërësit e tjerë në të, me anë të një furçe lyejmë tavën ku do pjekim shëndetlinë.
Më pas shtojmë
mjaltin, sheqerin, ujin dhe trazojmë derisa masa të bëhet si krem. Hedhim vezët
një nga një dhe përziejmë.
Shtojmë miellin,
sodën dhe arrën. Nëse mendoni se brumi ka dalë pak i trashë, në këtë fazë mund
t’i shtoni pakëz ujë.
Proçesi i pjekjes së
shëndetëlisë është pak delikat, ndaj ndiqni instruksionet me vëmendje.
E hedhim masën e
brumit mbi tavë dhe e vendosim në furrë të nxehur më parë në 220 gradë. Sapo
fusim tavën e ulim temperaturën në 180 gradë. Kur sipërfaqja e shëndetlisë
fillon e merr ngjyrë si të pjekur e ulim temperaturën në 150 gradë, për rreth 1
orë ose derisa shëndetlija të kullojë (bëjmë testin me majën e thikës).
Kur shëndetlia është
pjekur, e presim në copa pastaj e shërbetosim. Rregulli i sherbetosjes është që
ose shëndetlija duhet të jetë e ftohtë dhe shërbeti i nxehtë, ose e kundërta.
Asnjëherë të dy të nxehta. Shërbetoseni dhe lëreni në
qetësi për 30 minuta të mbuluar, sa ëmbëlsira
të thithë shërbetin.
Nëse jeni nepsqare
si unë, provojeni menjëherë pas 30 minutave ashtu të vakët 🤗, përndryshe servireni kur shëndetlija është
tërësisht e ftohur. Ju bëftë mirë. ❤
No comments
Post a Comment