Nga cikli #lunchoftheday
#drekaeditës, po ju prezantoj me “Lazanjën me spinaq” që bëra mbrëmë për drekën
e sotme. Një gatim që lindi nga nevoja për të përdorur disa fletë lazanje që më
kishin mbetur. Shija më çoi tek gatimi lazanjës me spinaq, pasi
ishte gatimi i duhur për të përdorur menten e freskët që unë e adhuroj në këtë
stinë. Mua më kishin mbetur 9 fletë lazanje dhe përgatita një tavë të vogël,
por mëse të mjaftueshme për 4 vetë si ne, shoqëruar me sallatën e ditës. Lazanja ime nuk ka as
mocarela dhe as ndonjë lloj djathi tjetër, veç rikotës (gjizës pa kripë), por
shija ishte super dhe pa djathrat më sipër. Jo gjithmonë na gjenden në shtëpi të gjithë përbërësit për të gatuar një vakt, sidomos kur flasim për djathrat “e
jashtëm” që kanë shije shumë të mirë dhe këtu jemi të gjithë dakort, por kanë
dhe çmime “të kripura” dhe prap këtu jemi të gjithë dakort 😍. Lazanja Bonbon për një
ditë të zakonshme jave është e bukur për syrin, e shijshme për gojën dhe e lirë
për xhepin 🤗.
Përbërësit:
- · 10-12 fletë lazanje
- · 300 gr spinaq
- · 3-4 qepë të njoma
- 150 gr gjizë pa kripë
- · Mente e freskët
Për beshamel:
- · 2 lugë gjelle gjalp
- · 2 lugë miell
- · 800 ml qumësht
- · 1 kokër vezë
- · Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Spinaqin, qepën e njomë dhe menten i grijmë, shtojmë kripë dhe i vrasim me duar sa të bjerë volumi.
Beshamelin unë e kam sqaruar disa
herë në recetat e blog (shikojeni këtu), por po e përsëris për ata që më lexojnë për
herë të parë. Që beshameli të mos dalë me kokriza ndiqni këto hapa:
• Vendosni gjalpin në tenxhere dhe pasi shkrin hidhni miellin.
• Lëreni miellin të kaurdiset sa të marrë pak ngjyrë dhe largojeni tenxheren nga zjarri.
• Shtoni qumështin e ftohtë avash avash mbi miellin e kaurdisur dhe trazoni masën me telin që bëni kekun që të bëhet kremoze. ASNJËHERË mos e shtoni qumështin me tenxheren mbi flakë, pasi kjo do ju krijojë ato kokrizat e bezdishme, duke mos lejuar që beshamel te dalë kremoz.
• Pasi keni shtuar gjithë sasinë e qumështit dhe e keni trazuar mirë, rivendosesni tenxheren mbi flakë dhe trazojeni herë pas here derisa kremi beshamel të trashet. Rregulloni me kripë dhe arrë moskat.
• Lëreni pak të ftohet dhe më pas shtoni një kokërr vezë (për këtë sasi), pasi do shërbejë që lazanja të lidhet.
Fillojmë me #thefunpart 😍, pjesën më të bukur shtrimin e tavës. Fillimisht vendosim petët e lazanjës mbi tavë, më pas spinaqin, e më pas rikotën si në foto. Vijojmë kështu derisa në krye të na mbesë spinaqi me rikotën. Mua më dolën 3 shtresa (3 fletë lazanje një shtresë). Në fund mbi spinaq shtoni beshamelin.
Vendoseni në furrë në 200 gradë, për 35-40 minuta derisa të marrë ngjyrën e bukur të pjekjes. Lëreni të ftohet pak dhe servireni. Ju bëftë mirë ❤.

No comments
Post a Comment