Paketimi i ushqimit për një piknik në park është shumë e lehtë.
Por kur pikniki juaj ndodh të jetë në plazh, ka disa rregulla dhe faktorë të
tjerë që duhet të merren parasysh para se të mbushim shportën apo frigoriferin
tonë të dorës.
Faktori i parë është faktori “rërë”. Rëra është aty dhe sado
masa paraprake të marrim, ajo në mënyrë të pashmangshme do hyjë kudo, përfshirë
sanduiçin tuaj 🤩.
Ekziston edhe era e plazhit, e cila pavarësisht se mund të jetë
e freskët dhe me aromë deti, vërvitet kudo, duke u ngjitur dhe përplasur me
gjithçka që është pranë detit në formë të lagëshme, të ngjitshme….le ta themi
copë, pas çdogjëje të ngrënshme që ne kemi marrë me vete 🙃.
Kujtojini këto detaje herën tjetër kur do bëheni gati të kaloni
një ditë në plazh dhe mos harroni se edhe kur keni një frigorifer, disa ushqime
ruhen më mirë se të tjerat. Natyrisht ju gjithmonë mund të paketoni produktet bazë
si crackers, patatina, arra dhe frutat e thata, por është mirë të keni dhe
ushqime prej vërteti, jo vetëm të paketuara 🤗.
Lexoni disa sugjerime nga Bonbon Taste për ushqimet që mund të
merrni me vete nëse do kaloni një ditë të gjatë në plazh.
8 ushqime për t’i marrë me vete kur kalojmë një ditë
të tërë në plazh.
1. Si zgjedhje të parë unë bëj
gjithmonë sanduiçe të cilat mund ti përgatisim me panine si zgjedhje
tradicionale ose me petë tortilla (që gjenden në supermarketet tona). Një
ushqim i mbledhur si sanduiç është i mbrojtur në plazh, plus janë të kollajta për
tu ngrënë në porcione individuale, duke e mbajtur me vetëm një dorë 😉.
2. Pulë të skuqur (të pjekur)
Gjëja më e mirë pas një pule të sapo skuqur, krokante dhe me erëza është mishi pulës i mbetur nga një ditë më parë, sidomos kur “dita tjetër” qëllon të jetë në plazh. Pula e skuqur (në copëza të vogla) është ushqimi i preferuar buzë detit dhe ruhet mirë në frigoriferin freskues. Ky lloj ushqimi është shumë i kollajtë për tu ngrënë dhe pa u bërë pis fare me rërë. Recetë për krahë pulë krokantë të pjekur e gjeni këtu.
3.
Stikini ose ushqim në
shkop
Sepse ushqimi i ndarë
në copëza e ngulur në një shkop, është gjithmonë argëtues. Çfarëdo lloj ushqimi
që të ngulni në shkop fruta, perime, mish, qebap, me siguri që ushqyerja juaj në
plazh do jetë më e kollajtë. Nuk ka nevojë për enë kuzhine, nuk bën pis, nuk lë
mbeturina nga prapa.
4. Fruta
Megjithëse
frutat e prera në copa, të futura në një tas janë kollajllik, përsëri duart me
kripën e detit apo rërë, na pengojnë ta shijojmë siç duhet sallatën me fruta.
Frutat e plota (të paprera) janë më të përshtatshme gjatë një dite në plazh.
Pjeshkë, nektarina, mollë dhe rrushë, të gjitha janë një zgjedhje e shkëlqyer e
ëmbël.
5. Kuskus ose sallatë e
ftohtë me pasta
Këto dy gatime janë shumë të mira për tu konsumuar
buzë detit dhe ruhen mirë në frigorifer. Edhe nëse ndonjë grimcë rëre ju
fluturon në tasin me kuskus as nuk keni për ta vënë re sepse do ngatërrohet me
kokrizat e kuskus 😛. Recetën e kuskus
sallatë e gjeni këtu.
Recetën e pastës së
ftohtë e gjeni këtu.
6. Sallam e djathë
E vërtetë, djathi dhe sallami mund të mos jenë
zgjedhje shumë të mira nëse do të jeni për orë të tëra në vapën e mesditës. Por
nëse ju duhet të hani, këto kafshime janë të lehta për t'u paketuar, nuk kanë
nevojë për paketime speciale dhe konsumohen pa nevojën e pjatave apo pirunjve.
7. Mbështjellje me gjethe lakre
Duket sikur këto mbështjellje janë të komplikuara, por aspak. Ato jane një zgjedhje më e shëndetshme në dukje si sanduiç, por të mbledhur me gjethe lakre ose sallate. Ju nevojiten ca gjethe të mëdha të sallatës jeshile apo iceberg dhe mbi të mund të mblidhni të gjitha perimet që ju dëshironi, shoqëruar më djath të butë. Paketoni këto lloj mbështjelljesh me letër alumini dhe ju duhet vetëm ta “zhvishni” nga paketimi ndërsa e kafshoni 😋.
8. Biskota
Mos harroni kurrsesi Ëmbëlsirat! Biskotat janë një ushqim i përkryer si
“finger food” apo ushqim individual i ndarë në porcione, për të frenuar sadopak
nepsin për ëmbëlsirë pas vaktit të drekës. Është më mirë të merrni biskota sesa
çokollatë e cila mund t’ju përlyej buzë detit, për të shuar nepsin për ëmbëlsira.
Receta bër biskota të thjeshta dhe të shijshme gjeni këtu, këtu, këtu dhe këtu 😍😍🤗.
Plazh të mbarë ❤❤❤
No comments
Post a Comment