Ju kërkoj ndjesë që nuk ju kam
shkruar për një kohë të gjatë. Pak stina e verës dhe pak instagrami që na ka
marrë mendjen 😜.
Ndërkohë ju vazhdoni të më lexoni përditë, pavarësisht se unë nuk kam qenë me
ju ❤. Si për ta inaguruar sezonin po sjell kuleçët e pjekur me fara dhe
fruta të thata, një recetë që është “dashuri” për adhuruesit e brumrave…si unë 😋. Nuk e prisja që kjo
recetë të cilën e realizova më shumë për nepsin tim, do kishte kërkesa kaq të mëdha
për tu postuar sa më parë. Kulaçi me
fara që mund ta përdorim dhe si simite në një darkë me miq “dinner rolls”, mund
të shërbehet përveçse në versionin “gjalp e reçel” dhe si shoqërues perfekt i kapuçinos së mëngjesit. Nga më lindi ideja për këtë recetë? Ideja lind kur me
shoqet nuk bën vetëm muhabete pune apo kalamajsh, por dhe çfarë të gatuajmë nesër.
Nikoleta më frymëzon me gatimet, por siç i them unë me të qeshur, unë e çoj
në perfeksion sugjerimin e saj. Dhe kjo recetë doli nga shpirti me përbërësit që
mu gjendën dhe me intuitën që nuk ka si të
mos dal i shijshëm një gatim me produkte të thjeshta, por bio shqiptare.
Lexoni recetën më poshtë dhe i gatuani menjëherë për të dashurit tuaj.
Përbërësit:
500 gr miell (+/-)
2 vezë
1 filxhan kafe vaj ulliri
1 filxhan çaji qumësht
150 gr djath i bardhë
½ lugë çaji sodë buke
½ lugë çaji sodë për pjekje
Kripë
Kripë
2 lugë gjelle fara lini
2 lugë gjelle fara luledielli
2 lugë gjelle bajame të copëtuara
çdo lloj fruti të thatë apo farë që ju gjendet në shtëpi
Përgatitja:
Hedhim miellin në një tas dhe më pas shtojmë
gjithë përbërësit e lëngshëm me radhë (vezë, vaj, qumësht, djathin e bardhë në
copa) dhe më pas përbërësit e tjerë. Përizejmë dhe mbledhim brumin pak më i butë
se brumi byrekut. Duart tuaja duhet të jenë të pastra. Shtoni miell nësë masa është
e ngjitshme. Unë nuk e lashë brumin të vinte sepse nuk kisha kohë dhe meqë
brumi ka sodë në përbërjen e tij mund ti fusni menjëherë në pjekje pasi ti keni
dhënë format me duar.Piqini në temperaturë 180 gradë në mes të furrës për rreth 50 minuta ose derisa kuleçët tuaj të marrin ngjyrë të artë. Provojini nëse kanë kulluar siç duhet, duke e ndarë një kulaç në mes. Ndërkohë gjalpi, djathi dhe rrushi të jenë gati se këto kuleç shijohen direkt e nga furra 🤩. T’ju bëjë mirë.❤
p.s. mos harroni të më ndiqni dhe në Instagram dhe Facebook me të njëjtin
emër “Bonbon Taste”
No comments
Post a Comment