Nuk e di nëse ju ndodh dhe juve si unë që sa herë blini një gjalp
kikiriku me pretekstin se do bëni “namin” duke e shijuar si zëvendësues të gjalpit
normal, vazoja përfundon në një cep të frigoriferit pas 2 – 3 tentativave (të
hamë shëndetshëm). Zgjidhja më ideale në raste të tilla, më besoni janë vetëm
biskotat me gjalp kikiriku, ku të shtosh dhe copa çokollatë të zezë e ke
ngritur nivelin e shijes shumë “nalt” 😋😍.
Për këtë recetë duhet të falenderojmë kolegen dhe shoqen time Pjerina,
e cila më kërkoi me ngulm ca të bëj me gjalpin e kikirikut. Aty u kujtova që unë
kisha një vazo të hapur në frigorifer e cila priste me padurim të tjetërsohej në
diçka të ngrënshme 😎.
Receta u sajua aty për aty. Nuk ke si gabon me gjalp, vezë dhe çokollatë 😋. Meqë dora e Henrit
tim shijoi biskotën e parë kjo recetë meritonte të rrinte në blog. Biskotat me
kikirik dhe copa çokollate të zezë janë ideale për çdo event festiv. Do pëlqehen
nga të gjithë, ndaj ruajeni recetën për çdo rast kur doni të impresiononi me
biskotat tuaja. Dhjetor të mbarë. ❤❤
Përbërësit për 12 biskota:
125 gr gjalp kikiriku
100 gr çokollatë e zezë
1 kokërr vezë
¾ kupë miell
3 lugë gjelle sheqer pluhur
1 lugë çaji pluhur pjekës
Përgatitja:
Me rrahësin elektrik rrahim fillimisht vezën,
gjalpin dhe sheqerin.
Më
pas shtojmë miellin dhe në fund copat e prera të çokollatës.
Me duar japim forma biskotave
tona. Pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 20 minuta ose derisa
biskotat të marrin ngjyrë të artë.
Koha e përgatitjes dhe pjekjes 30
minuta.
Koha e përpirjes 2 minuta 😍😋🤗.
Ju bëftë mirë dhe Festa të Gëzuara. ❤🌻❤
Sa te shijshme dhe shume te lehta per tu gatuar!! Faleminderit❤
ReplyDeleteFaleminderit Florida ❤🙏
Delete