Receta që ju propozoj sot është
Spring Rolls. Spring rolls është një byrek që i bëhet nje mbledhje në formë cilindri.
Këto byreçka piqen në tigan në vaj të nxehtë. Besohet që është një recetë
kineze, por tashmë gjendet në shumë restorante etnike. Ky gatim shoqërohet
mjaft mirë me salcë djegëse të ëmbël “sweet chilly jam” të cilën e përgatita vet
në shtëpi (në supermarket kushton sh shtrenjtë për një sasi të vogël, ndërkohë
që në shtëpi bëhet vet mjaft kollaj). Recetën e sweet cilly do e hedh në instagram dhe do e kaloj linkun këtu.
Ky byrek në versionin e tij më të
shëndetshëm vjen me petë orizi, perime dhe karkaleca J. Unë do sjell një version më kalorik,
të cilin e provova në të dyja versionet, të skuqur dhe të pjekur. Për të
evituar konsumimin e ushqimeve të skuqura, unë do i bëj më shpesh të pjekura
sepse dolën nam. Gjithësesi më poshtë do i keni të sqaruar të dyja llojet e
gatimit.
Për këtë byrëk une përdora petë të
thjeshta, product vendi. Më poshtë në foto do keni dhe paketimin e petës. Fillojmë
më përbërësit dhe shpjegimin.
Përbërësit:
1 pako petë
Mbushja:
2 gjokse pule
1 qepë mesatare
2 trupa selino
2 speca të kuq
Xhinxher
3-4 thelpinj
hudhër
Gjysëm lakër të
bardhë të grirë
Karrotë të prerë
imët
Salcë soya
Përgatitja:
Në një tigan me shumë pak vaj fillojmë kaurdisim qepën, specat e prerë në shirita dhe selinon. Në një tenxhere tjetër vendosim për të zjerë gjoksin e pulës. Kur qepa fillon e zbutet shtojmë, hudhër dhe xhinxher në copa, mishin e pulës të bërë në fije, salcën soya 2-3 lugë. Trazojmë mirë dhe vijojmë duke shtuar karrotën dhe lakrën e prerë hollë, pjesë pjesë duke lejuar që lakra të ul volumin para se të shtojmë tjetër. Kur lakra është gatuar komplet, heqim tiganin nga zjarri.
Ndërkohë petët
e gatshme që kemi blerë, siç janë tufë i presim në 4 copë si në foto, në mënyrë
që të përftojmë petë në formë thuajse katrore.
Fillojmë mbushjen
e byrekëve duke bërë palosjen si në foto. Unë preferova t’i bëj gjithë byrekët
para se ti pjek ose skuq ato. Ju veproni si të jetë më e mira për ju.
Versioni
me skuqje
Versioni
me pjekje
Burri më la për një grua tjetër pas 12 vitesh martesë, shkoi në një udhëtim pune dhe nuk donte të kthehej në shtëpi për të qenë me familjen e tij. Po kërkoja ndihmë kur takova Dr. Ellen, një magjistare e fuqishme. Rrethi I shpjegova situatën time dhe doli që burri im ishte magjepsur nga një grua tjetër, kështu që ai harroi shtëpinë e tij, foli Dr.Ellen dhe burri im u lirua nga robëria dhe më vjen mirë që erdhi në shtëpi. pas 3 vitesh ndarje nëse keni nevojë për ndihmë mos ngurroni të kontaktoni Dr Ellen përmes whatsapp: +2349074881619 ose email-it: ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDelete