Romstek
apo Ramstek nuk di të them cila është fjala më e saktë, në internet ekzistojnë
të dyja, unë gjithë jetën time e kam dëgjuar “romstek” dhe ka qënë ndër gatimet
që mezi i prisja në dasma. Filloja me romstekun tim e vazhdoja me të mamit ose
kë të kisha pranë meje, duke i ofruar dhe gjithë pjatën e parë të mezes në këmbim 😀. Nuk e di pse
i kam pëlqyer kaq shumë, kur për hir të së vërtetës ime më që e njeh mjaft mirë
kuzhinën në restorantet që organizojnë dasma thoshte “nuk është gjëja më e mirë
që mund të hash” dhe për faktin që kur bëhen në sasi të madha vaji ku i ke
skuqur dhe për shkak të vezës me të cilën lyhen romstekët para skuqjes, nxihet
më shpejt e duhet ndërruar. Por ato kohë kur romsteku ishte elementi kryesor në
pjatën e mezesë në dasma kanë kaluar, ndaj dhe unë për vit të ri i gatova për
qejfin tim, sipas stilit të mami Likës për të risjellë një ushqim që nuk e kam
gatuar asnjëherë vet dhe për të cilën kisha nostalgji. Romstekët u pëlqyen nga
gjithë familja dhe i kam gatuar dhe dy herë të tjera që nga viti i ri. Rrinë
shumë të buta dhe është një version më i mirë i qoftes tradicionale. Meqë dolëm
tek qoftja tradicionale, romsteku sipas mami Likës nuk do hudhër. Mami Lika ma
përmendi këtë fakt si “të detyrueshme”. Dallimi kryesor i romstekut nga qofja më
tha, përveç skuqjes me miell, galetë dhe vezë është se romsteku nuk pranon
kurrsesi hudhër 🤔.
Pa hudhër le të jetë pra 😛.
Përbërësit për qoftet:
500
gr mish viçi i grirë
2
kokrra qepë
1
vezë
Erëza
(piper, rigon, spec i kuq, majdanos)
Galetë
Përbërësit për
skuqjen:
2
kokrra vezë
Miell
Galetë
Vaj
për skuqje
Përgatitja:
Grijmë
qepën, me majdanosin derisa qepa të jetë grirë mirë. Shtoni masën e qepës mbi
mishin e grirë, hidhni mbi to vezën, kripën, piperin, specin e kuq, rigonin
sipas dëshirës dhe një grusht galetë. Mblidheni masën si brumë. E mbështillni
me qese gatimi dhe e lini mishin të marinohet për të paktën 1 orë.
Hapi
i dytë është skuqja e romstekut. Mbi tavolinën e punës vendosim 3 enë, njërën
me vezë të rrahur, me miell dhe e fundit me galetë. Vendosim tiganin për skuqje
mbi zjarr mesatar, hedhim vajin dhe e lëmë kohën e mjaftueshme sa vaji të
nxehet. Mënyra sesi ta kuptoni kur vaji është gati provohet duke vendosur dorën
tuaj sipër tiganit dhe nëse ndjeni ngrohtësi vaji është gati ose më efikase për
fillestarët 😁 është:
vendosni bishtin e lugës së drurit në vajin e nxehtë. Nëse rreth bishtit vaji
fillon të lëshojë bulëza, vaji është gati për skuqje.
Japim forma romstekëve dhe një nga një i lyejmë
fillimisht tek mielli. Veprojmë kështu me gjithë masën e qofteve. Më pas i
marrim romstekët, i kalojmë në vezën e rrahur dhe në fund tek galeta. I
vendosim për skuqje me flakë mesatare, duke i lënë të paktën 3 minuta nga
secila anë. Në një pjatë shtroni letër duarsh dhe vendosni romstekët e skuqur.
Ja
dhe Zoi që mezi po pret pjesën e saj 🐺🐯😜.
Vijoni
kështu me skuqjen e gjithë romstekëve duke vendosur letra duarsh sa herë që
hiqni romstekët nga vaji për në pjatancë. Do shikoni vet që romstekët nuk është
se do thithin shumë vaj. Vajin e mbetur do ta derdhni.
Servirni
të ngrohtë me sallatë ose sipas dëshirës tuaj. Ju bëftë mirë.
Post a Comment
Ndoshta është shumë që këto dy muaj ju kam bombarduar me receta pastash
dhe receta të Ledinës. “I can’t help it” 😍,
nuk mund të bëj ndryshe sepse së pari Ledina është pjesë e përditshmërisë time,
ndajmë shumë pasione bashkë dhe së dyti unë ushqej 3 meshkuj dhe pasta është një vakt i plot dhe i sigurtë që e konsumojnë
të tre me qejf.
Ok, kjo pastë ka brokoli, por çuditërisht e hëngrën, sidomos Henri e pëlqeu
shumë. Zbuloi që brokoli ishte i ngrënshëm 💪😊.
Luis pati ca përparime se e la në pjatë nuk e “vërviti” nga pjata me prezantimin e parë.
E hoqi mënjanë brokolin dhe vijoi me përbërësit e tjerë 🤑.
Faleminderit Ledina që më sugjeron receta me perime të çuditshme për fëmijët
dhe ndjesë nëse fal blogut tim, do fillojnë të të marrin mësysh për vlerat që ke në kuzhinë, ata që
nuk të njohin kaq mirë sa unë 😍😎.
Përbërësit për 4 persona:
500 gr trofie (pastë në formë spirale)
250 gr gjoks pule
1 lule brokoli
100 gr mocarela
100 gr mocarela
1 lugë gjelle djath i mykur
2 lugë gjelle pana për gatim
1 lugë çaji pluhur kerri
2 lugë gjelle salcë soja
Piper
Djath i grirë Grana për servirje
Vaj ulliri
Përgatitja:
Presim fileton e pulës në kubikë dhe e kaurdisim në një tigan ku kemi
hedhu r pak vaj për gatim. Shtojmë erëzat, kerrin dhe piperin. E trazojmë pulën
disa herë derisa të gatuhet njëtrajtësisht nga të gjitha anët dhe kur të jetë
gati shtojmë salcën e sojës.
Ndërkohë që gatuajmë pulën, duhet të kemi vënë tenxheren me ujë të
kripur për trofin. Kur uji është gati, shtojmë pastën.
Pasi kemi shtuar sojën tek pula hedhim brokolin e ndarë në lule të
vogla dhe një filxhan caji nga uji i makaronave që po ziejnë. Mos i lini shumë
brokolit të ziejnë, i lini pak krokante.
Në fund i shtojmë masës mocarela, gorgonzola, pak pana sa ta lidhim përbërjen
dhe hedhim mbi to pastën që e kemi kulluar më parë.
Dy këshilla: E para, kur doni që pasta dhe salca që keni përgatitur
të bëjnë një lidhje sa më të mirë, hiqeni pastën 2 minuta para kohës së zierjes (sipas shënimit mbi paketim) dhe ato dy minuta gatuajeni bashkë më salcën që
keni përgatitur. Në këtë mënyrë do keni një pastë të gatuar si shefa të vërtetë 🤗.
Këshilla e dytë që e them sa herë gatuaj me salcë soja dhe djath gorgonzola,
tregoni kujdes me kripën, pasi dy përbërësit më lartë i japin shumë shije
gatimit dhe nuk ka nevojë për përdorimin e kripës. Gjithsesi sipas shijes tuaj,
tregoni kujdes kur i shtoni kripë këtyre gatimeve.
Pasta është gati. Shtoni pak vaj ulliri dhe djath të grirë dhe
servireni menjëherë. Ju bëftë mirë.
Ditën e dielë isha ngritur e vendosur për të gatuar pasta të përgatitur
vet, në kushte shtëpie. Shkas për këtë ishte dhe semolina e mbetur, e blerë për
gatimin e melomakaronave. Kisha dëgjuar shpesh nga Elona e Redit, që pasta më e
shijshme dhe e kollajtë në kushte shtëpie, ku gjithçka realizohet me dorë është
me miell semolina. Nëse receta bazike ju sugjeron një kokër mesatare vezë, për
100 gr miell, Elona ashtu si dhe Mami Lika përdornin 5 kokrra vezë, për 1 kg
miell. Këto përmasa rastësisht i dëgjova po atë ditë dhe nga zonjat e Voskopojës
në përgatitjen e petkave, ndaj dhe nën këshillimin e Elonës me eksperiencë disa
vjeçare në Itali dhe mami Likës që i ka bërë “që në kohët” këto gatime 😛, ju futa gatimit të
pastës së bërë në shtëpi, e gjitha “handmade” e gatuar me dorë, me asnjë
makineri apo pajisje.
Mos u trembni kur e theksoj fjalën e gatuar e tëra me dorë sepse vështirësia
në përgatijen e kësaj paste është mesatare për dikë fillestar në kuzhinë. Për
mamat si unë është më lehtë se të hapësh petë për byrekun 😊. I gjithë proçesi
ngjall shumë gjallëri dhe kërshëri në familje, ndaj provoni t’i gatuani këto për
familjen tuaj në një fundjavë. Kostoja për 4 persona është më pak se një pjata
pasta në restorant 🤗.
Përbërësit e pastës për 4-5 persona:
600 gr miell semolina
3 kokrra vezë
Ujë
Për salcën:
700 ml salcë domate e thjeshtë
4 lugë gjelle vaj ulliri
3-4 thelpinj hudhër
2 lugë çaji pesto me borzilok (ose borzilok i freskët)
½ lugë çaji sheqer
Kripë/Piper
Djath parmixhano i grirë
Përgatitja:
Hedhim miellin në një enë, shtojmë vezët dhe punojmë me duar. Filloni
shtoni pak ujë derisa brumi të mblidhet i tëri jo i fortë, por si për brumë
byreku. Punojmë masën për 3-4 minuta mbi bankon e punës. Mbledhim brumin me
membrane dhe e lëmë për të paktën 1 orë të pushojë.
Fillojmë me përgatitjen e salcës. Në një tenxhere hedhim vajin e
ullirit dhe shtojmë thelpinjtë e hudhrës të shtupur me dorë. Kur hudhra lëshon
aromën e saj shtojmë peston, salcën, sheqerin, kripë, piper. Ndërkohë që salca
zien për 3-4 minuta, shtojmë dhe një filxhan kafe ujë. Rregullojmë shijen me
kripë sipas nevojës.
Shënim: Nëse keni borzilok të freskët, nuk keni
nevojë të shtoni pesto. Unë përdor pesto sa herë në mungëse të borzilokut të
freskët.
Salca është gati.
Fillojmë me përgatitjen e pastës. Në tavolinën e punës mbajmë pak
miell semolina që do spërkasim gjatë gjithë kohës që do hapim dhe presim petët.
Ndajmë brumin në disa pjesë dhe hapim me to petë pakëz më të trasha se petët e
byrekut. I palosim petët si në foto dhe në çdo palosje spërkatim me pak miell
semolina. Më pas i presim në rripa sipas trashësisë të dëshiruar. I hapim
rripat e prerë dhe ju ku e kemi gati pastën e bërë në shtëpi 🤗. I rregullojmë petët
mbi një pecetë.
Kjo pastë konsumohet menjëherë. Nëse do duhet ta ruajmë për përdorim të
mëvonshëm do duhet ti thajmë petët sa të bëhen krokante.
Pasi
mbarojmë më gjithë prerjen e petëve, vendosim një tenxhere me ujë e kripë në
zjarr. Pjesë pjesë i hedhim makaronat në tenxhere dhe i lëmë në ujë jo më shumë
se 2-3 minuta, do shihni që petët do fryhen pakëz. I nxjerrim me një kullesë
dhe i kalojmë direkt tek salca e përgatitur. Pasi kemi kaluar gjithë pastën tek
salca, shtojmë një filxhan të vogël nga lëngu ku zjem pastën dhe e vendosim
tenxheren në zjarr për 2 minuta derisa pasta të lidhet me salcën.
Servirim menjëherë duke grirë sipër djath sipas dëshirës. Më besoni
kur ju them që nuk do pendoheni për gjithë mundin. Shija është e mrekullueshme.
Ju bëftë mirë.
Subscribe to:
Posts (Atom)






























































