Në fakt është tartë me ricotta, gjizë e ëmbël italiane, por mund ta zëvendësoni dhe me gjizë pa kripë vendi, jo të athët 😍.Pas këtij shpjegimi ju them mirë se ju gjej, pas një periudhe të ngarkuar jo vetëm me punë, por vera është dhe stina ku mungon dëshira për të prodhuar receta dhe gjëra të reja. Ama dy receta i kam gati. Sot po ndaj me ju këtë tartën, meqë qershitë jane ende në qarkullim.
Recetën e pashë tek e famshja Benedetta dhe aryesja e frymëzimit ishte baza e tartës me kakao. Ok e dimë që tartat me baza kakao shkojnë shumë me dardhën si frut, por me qershinë nuk e kisha provuar ndonjëherë. Ja vlejti vërtet. Tortën e shijuan dhe 3 miq jashtë familjes që ju la një shije mjaft të mirë dhe e vlerësuan si një ëmbëlsirë “të lehtë“ tamam për stinën e verës. E di, e di që nuk ka ëmbëlsira të lehta, por biem dakort që disa ëmbëlsira janë më të lehta se të tjerat 😜.

Përbërësit për brumin Frola me kakao:
1 kokër vezë
100 gr sheqer (kaf përdora unë)
15 gr ose 2 lugë gjelle kakao të hidhur
50 gr ose një filxhan kafe qumësht
80 gr ose 1 e ½  filxhan kafe vaj
300 gr miell më përafërsi
½ pakete ose 1 lugë çaji pluhur pjekës


Përbërësit për mbushjen:
250 gr ricotta
2 lugë gjelle sheqer pluhur
Lëkura e grirë e 1 limoni (e domosdoshme)
Qershi sa të zbukurojmë tortën


Përgatitja:
Përgatisim brumin frola duke i hedhur të gjithë përbërësit në një enë dhe përziejmë me dorë derisa brumi të mblidhet mirë dhe të na lërë duar të pastra. Proçesi do zgjasë veç dy minuta 🤗. Ky brumë nuk ka nevojë të rrijë disa minuta në qetësi është gati për tu hapur me pec 😚. Hedhim pak miell mbi tavolinën e punës dhe hapim petën me një trashësi 5-7mm. Mua më doli brumë dhe për një tavë të vogël, kështu pse jo të mos bëjmë 2 tava 😋.
  






Vijojmë me mbushjen. Në një enë shtojmë ricotta, sheqerin dhe lëkurën e limonit dhe kremi që do shtrohet sipër tartës është gati.
Proçesi më “acarues” në përgatijen e kësaj ëmbëlsirë është pastrimi dhe ndarja e qershive mes për mes. Por do ja vlejë mundimi, më besoni 🤗.
Fillimisht shtroni kremin e rikotës mbi tartë dhe më pas rendisni sipër qershitë sipas dëshirës.







Piqeni në 180 gradë për 40 minuta. 

Lërëni pak të ftohet dhe pluhuroseni sipër me sheqer pluhur. T’ju bëjë mirë 😋🙏❤









Unë nuk kam qenë ndonjëherë eksperte e pjatave të peshkut, por kam filluar avash avash t’ja marrë dorën e frymëzuar nga sarandiotja ime Rudina.
Këtë pjatë me shije deti e gatova gjatë ditëve që ishim ne plazh, sepse unë nuk jam dakort që kur je në plazh mund të hash ça të dalë përpara. Impenjimi im në këto ditë pushimesh është madje më i madh se në ditët e zakonshme kur jemi në Tiranë sepse fëmijët janë të predispozuar të hanë gjithçka që u serviret. Ditën që ju prezantova gatimin e kësaj pjate në instagram mora disa komente që pastat me vongole i pëlqejnë “të bardha”, domethënë pa domatet e vogla. Do e provoj dhe atë recetë patjetër meqë vera është e gjatë 🤗.
Këtë recetë mund ta bëni dhe me midhje, por meqë midhjet kanë shumë punë për tu pastruar vongole janë një opsion ideal dhe receta është gati në 9 minuta, aq sa i duhet linguinit të ziejë 🤗.

Përbërësit:
1 pako linguine
350 gr vongole
200 gr pomodorini
1 qepë ë vogël
4-5 thelpinj hudhër
1 tufë majdanos i freskët

Përgatitja:
Paralelisht me ujin që zjen për pastën, kemi vënë tiganin me vaj ulliri dhe 1 thelp hudhër për aromatizim. Shtojmë qepën e grirë shumë imët. Kur qepa “të vritet” pak shtojmë domatet e ndara përgjysëm. 
Pasi janë gatuar 2 minuta domatet, shtojmë vongolet, trazojmë dhe presim dhe 2 minuta derisa të hapet guacka e tyre.



Ndërkohë që pastat janë duke zjerë i kullojmë 2 minuta para minutazhit përfundimtar, i shtojmë përzierjen që tashmë e keni mësuar tek Pasta Rudina, 3-4 thelpinj hudhër të grirë imët dhe gjysëm filxhan kafe vaj ulliri dhe bashkojmë me salcën tonë me vongole dhe i lëmë në zjarr të gatuhen duke i trazuar dhe për 2 minutat e fundit.


Majdanosin e fresket të grirë ja shtojmë pasi kemi fikur flakën. 
Pasta është gati për tu servirur dhe shijuar. Ju bëftë mirë. 








E ndjeni dhe ju si unë që stinët e vitit na i diferencojnë shijet. Për shembull gjatë verës më shkon shumë pak mendja për kekë e biskota, dua më shumë ëmbëlsira me krem ose me fruta. Kështu më ndodh dhe me “gjellët’ ose sallatrat. Ndaj sot, ju dhe unë gjendemi përballë recetës së “Tiramisu me Luleshtrydhe”, e cila natyrshëm më vjen ta krijoj në gota individuale sesa në tavë “gjithëpërfshirëse” 😋.
Gjithashtu për biskota nuk përdora të famshmet Lady Fingers, por biskota të thjeshta integrale të cilat i copëtova dhe i “zbuta” me reçel luleshtrydhe. Këtë recetë e gatova një nga të dielat tona ku tavolinës tonë i ishte bashkuar vëllai me nusen dhe ëmbëlsira është pak të them që “u përpi” 😍.
Stina e luleshtrydhes ON, Tiramisu me Luleshtrydhe ON 🤗😋.

Përbërësit:
400 gr luleshtrydhe e freskët
500 gr mascarpone
200 gr biskota integrale
3 vezë të freskëta
200 ml pana e ëmbël
3 lugë gjelle reçel luleshtrydhe
2-3 lugë gjelle sheqer pluhur
Ndajmë të bardhat nga të verdhat. Tek të verdhat shtojmë sheqerin pluhur dhe krijojmë kremin e “pjekur” në banjo mari zabaglione. Për të parë sesi krijohet zabaglione klikoni këtu.
Zabalione është gati, kur të verdhat e vezëve kanë dyfishuar masën e tyre dhe janë “zbehur” pak në ngjyrë. E shtojmë kremin zabaglione në tasin ku kemi hedhur mascaponen dhe trazojmë me rrahës elektrik për 2 minuta. 










Rrahim të bardhat e vezëve, duke krijuar efektin “re”. Në një tas tjetër rrahim panën e ëmbël.
Situata në tavolinën tuaj të punës është kjo 3 tasa që do bashkohen në një të vetëm 😉. Tek tasi mascarpones me një lugë silikoni bashkoni pjesë pjesë me lëvizje rrethore poshtë lartë me radhë të bardhat e vezëve dhe kremin pana. Kremi i ëmbëlsirës tuaj është gati. 








Luleshtrydhet i pastroni dhe pritini në copa të vogla kubike.
Nxirrni gotat tuaja të servirjes së Tiramisu, shkërmoqni biskotat integrale, shtoni një lugë çaji reçel luleshtrydhe mbi to dhe mbulojini me krem. Hidhni sipër copa luleshtrydhesh dhe mbuloni përsëri me krem. Zbukuroni me luleshtrydhe në copa ose të plota sipas dëshirës dhe vendosni tasat tuaj në frigorifer. 








Menaxhoni padurimin tuaj për t’I ngrënë të paktën 2 orë pasi i keni vendosur në frigorifer. Shijojini bashkë me familjen tuaj dhe mos i kurseni mjaullimat e tipit Bonbon “mmmmmm mmmmm” para kësaj gote plot shije 😻😺😻. Ju dua ❤🤗😍










Blogger Template Created by pipdig