E
ndjeni dhe ju si unë që stinët e vitit na i diferencojnë shijet. Për shembull
gjatë verës më shkon shumë pak mendja për kekë e biskota, dua më shumë ëmbëlsira
me krem ose me fruta. Kështu më ndodh dhe me “gjellët’ ose sallatrat. Ndaj sot,
ju dhe unë gjendemi përballë recetës së “Tiramisu me Luleshtrydhe”, e cila
natyrshëm më vjen ta krijoj në gota individuale sesa në tavë “gjithëpërfshirëse” 😋.
Gjithashtu
për biskota nuk përdora të famshmet Lady Fingers, por biskota të thjeshta
integrale të cilat i copëtova dhe i “zbuta” me reçel luleshtrydhe. Këtë recetë
e gatova një nga të dielat tona ku tavolinës tonë i ishte bashkuar vëllai me
nusen dhe ëmbëlsira është pak të them që “u përpi” 😍.
Stina
e luleshtrydhes ON, Tiramisu me Luleshtrydhe ON 🤗😋.
Përbërësit:
400
gr luleshtrydhe e freskët
500
gr mascarpone
200
gr biskota integrale
3
vezë të freskëta
200
ml pana e ëmbël
3
lugë gjelle reçel luleshtrydhe
2-3
lugë gjelle sheqer pluhur
Ndajmë
të bardhat nga të verdhat. Tek të verdhat shtojmë sheqerin pluhur dhe krijojmë
kremin e “pjekur” në banjo mari zabaglione. Për të parë sesi krijohet zabaglione
klikoni këtu.
Zabalione
është gati, kur të verdhat e vezëve kanë dyfishuar masën e tyre dhe janë “zbehur”
pak në ngjyrë. E shtojmë kremin zabaglione në tasin ku kemi hedhur mascaponen
dhe trazojmë me rrahës elektrik për 2 minuta.
Rrahim
të bardhat e vezëve, duke krijuar efektin “re”. Në një tas tjetër rrahim panën
e ëmbël.
Situata
në tavolinën tuaj të punës është kjo 3 tasa që do bashkohen në një të vetëm 😉. Tek tasi mascarpones me një lugë
silikoni bashkoni pjesë pjesë me lëvizje rrethore poshtë lartë me radhë të
bardhat e vezëve dhe kremin pana. Kremi i ëmbëlsirës tuaj është gati.
Luleshtrydhet
i pastroni dhe pritini në copa të vogla kubike.
Nxirrni gotat tuaja të
servirjes së Tiramisu, shkërmoqni biskotat integrale, shtoni një lugë çaji reçel
luleshtrydhe mbi to dhe mbulojini me krem. Hidhni sipër copa luleshtrydhesh dhe
mbuloni përsëri me krem. Zbukuroni me luleshtrydhe në copa ose të plota sipas dëshirës
dhe vendosni tasat tuaj në frigorifer.
Menaxhoni
padurimin tuaj për t’I ngrënë të paktën 2 orë pasi i keni vendosur në frigorifer.
Shijojini bashkë me familjen tuaj dhe mos i kurseni mjaullimat e tipit Bonbon “mmmmmm
mmmmm” para kësaj gote plot shije 😻😺😻. Ju dua ❤🤗😍
Te lutem keto gotat ku mund ti gjejme?
ReplyDeleteSuela, i kam blerë në dyqane të ndryshme në Tiranë dhe po ta vësh re janë 3 modele :).
Delete