Tuesday, April 30, 2019

Involtini


Involtini është një recetë që çdo familje e ka në traditën e saj me mbushje të personalizuara sipas shijes. Meqë është recetë familjare vendosa ta ndaj në blog për lexuesit e mi, ndërkohë ndjekësit në Intstagram (kliko), e gjëjnë dhe në highlight me video.
Involtini mund të përgatitet me mish të kuq (gici apo viçi) dhe pule. Unë zgjodha ti gatuaj me biftek gici dhe ti mbush me proshutë dhe djath për pizza. Mbushjet brenda involtinit mund të bëhen dhe me perime si karrotë, selino, spinaq, qepë duke i vendosur perimet në shirita, në mënyrë që ta kemi më të lehtë mbledhjen e tyre. Që mos t’ju lodh shumë se të gjithë jemi “dembelë” pas pushimeve të gjata, receta e involtinit më poshtë:

Përbërësit:
8 biftekë
8 fije proshutë cotto ose crudo
16 feta djathi
2 thelpinj hudhër
Borzilok
Kripë, piper
3 lugë gjelle vaj ulliri për gatim
1 filxhan kafe verë e bardhë (opsionale)
1 filxhan kafe ujë
Perime për servirje sipas dëshirës

Përgatitja:
Rrahim biftekët me rrahësen e mishit dhe i lyejmë me kripë dhe piper. Marrim një nga biftekët e vendosim në tavolinën e punës dhe mbi të shtrojmë prodhutën dhe djathin. Mbledhim si në foto. Shkopinjtë për lehtësi i vendosni në anësore të involtinit në mënyrë që ta keni më të kollajtë kthimin gjatë kaurdisjes.












Vendosim tiganin në zjarr ku shtojmë vajin e ullirit, thelpinjtë e hudhrës dhe borzilok të tharë. Kur vaji aromatizohet shtojmë involtinit dhe i kthejmë nga ana tjetër kur të fillojnë të marrin ngjyrë. Në këtë moment i vendosim kapak dhe i lëmë të gatuhen në flakë mesatare. Involtini do të lëshojë lëngjet e veta pas venosjes se kapakut dhe djathi do fillojë të shkrijë pak. Provoni shijen e lëngut. Nëse ju pëlqen shtoni vetëm gjysëm gote ujë dhe e lini mishin të zbutet me kapak për rreth 20 minuta. Nëse mendoni se pak alkol do i shkontë më për shtat shijes i shtoni 1 filxhan kafe verë të bardhë.
Meqë unë përdora proshutë krudo, nuk i shtova verë sepse vet proshuta ka një shije të fortë që aromation gjithë gatimin.









Kur gjella të ketë shteruar gjysmën e lëngut të vet involtinit janë gati për tu servirur me perime të zjera sipas dëshirës. Ju bëftë mirë.









SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig