![]() |
Kur më duhet të impresionoj me ëmbëlsira
të thjeshta, të testuara dhe të shijshme unë i drejtohem gjithmonë Elvës, e
cila është një eksperte tortash dhe ëmbëlsirash delikate. Tek profili Elvës në Instagram mund të shijoni gjithë
mrekullitë që Elva gatuan, por padyshim dhe mund të porosisni ëmbëlsirat e saj. Ti kthehemi faktit se kë doja të
impresionoja unë 😍🥰? Kolegët e zyrës, të cilët për ditëlindjen time nuk mund kurrsesi të presin nga
unë një tortë pastiçerie. Meqë të gjithë në zyrë i kam çokollat dashës
vendimarrja ishte e kollajtë na duhet një kek me çokollatë, por jo dosido. Elva
më erdhi në ndihmë me një recetë të thjeshtë dhe shumë të shijshme. Një recetë cheesecake
që nuk ka as vezë dhe as flet xhelatine për të krijuar konsistencën e duhur. Mjafton
të zgjidhni përbërësit pak cilësor për kremin që ka vetëm dy përbërës dhe keku
juaj me djathë do jetë një sukses i garantuar ❤️🥰. Përbërësit për një tavë me hapje 16 cm: Për bazën me biskota: 200 gr biskotë gjalpi 100 gr gjalp Për kremin: 500 gr ricotta cilësi e mirë
italiane 150 gr çokollatë e zezë (cilësi
e mirë) 100 gr sheqer kokrizor Përgatitja: ![]() Shtrojmë biskotat tek baza ku do ngremë cheesecake. Unë përdora një unazë rrethore meqë nuk kisha tavë 16cm, por kalamajve që ja u bëra tek tava me zbërthim 20 cm doli superrrr 🥰. Se harrova t’ju them sigurisht që gatova dy cheesecake. Një për kolegët dhe një për fëmijët. Si mund të ndodhte ndryshe 😍🥰❤️? Krijoni bazën duke e shtypur me diçka të sheshtë ose me gishta si unë 🤗. Vendoseni bazën në frigorifer për gjysëm ore ose 1 orë. Filloni shkrini çokollatën në banjomari
ose siç Elva më mësoi një mënyrë të shpejtë. E fusni çokollatën në mikrovalë 3
herë nga 30 sekonda, duke e përzier çdo herë që e nxirni nga mikrovala me një “shkop
shishqebapi’ ose bishtin e një luge druri 😍. Në një tas tjetër shtoni rikotën, sheqerin
dhe i rrihni me mikser dy minuta. Shtoni menjëherë çokollatën e shkrirë dhe përzjeni
dhe 1-2 minuta të tjera. Kremi është gati për tu shtrirë mbi bazën e biskotave.
Sheshojeni kremin me nje lugë dhe vendoseni cheesecake për 5 orë ose gjithë natën
në frigorifer tek pjesa e freskisë. Përpara sesa ta servirni cheesecake, lironi anët nga tava juaj me zbërthim, spërkateni sipër me kakao të hidhur dhe sipas dëshirës zbukuroni ose me fruta të stinës ose kaçurrela çokollate të cilat mund ti realizoni duke gërryer çokollatën me qëruesen e patates 🥰😋😋. Ju bëftë mirë! ❤️❤️❤️ |
Luleshtrydhja është një frut aq i
bukur dhe aromatik sa të vjen “gjynah” ta hash 😊. Por ja që duhet ndonjëherë dhe ta gatuajme
duke qenë një frut që nuk rron gjatë. Unë kisha marrë luleshtrydhe me shumicë
dhe një pjesë vendosëm ta bëjmë reçel, pjesën tjetër e kemi fut në ngrirje të
lare dhe pastruar nga bishtat për ta përdorur si smoothie ose për ti ngrënë si
toptha të vogël akullore (Luis i ka shumë qejf luleshtrydhet e ngrira).
Versioni i reçelit që po ju sjell sot është shumëëë i thjeshtë dhe me pak
sheqer. Të gjithë e dime që sheqeri siguron atë lidhjen afatgjatë kur gatuajme
reçel, por dhe e zbeh shijen dhe ngjyrën e frutit. Unë jam për shijen e reçelit
që vjen si freski dhe që e ruan sa më shumë ngjyrën dhe aromën. Per t’i dhënë
jetëgjatësi reçelit tuaj mjafton të bëni sterilizimin e vazove dhe sa herë që hapni
për konsumim një vazo e ruani atë në frigorifer. Nuk po ju lodh më receta më poshtë:
Përbërësit:
1.4 kg luleshtrydhe të pastruara
500 gr sheqer
1 kokër limoni (opsionale)
Përgatitja:
I lajmë luleshtrydhet pasi i kemi pastruar bishtin. Më pas i ngajmë
ato në copa. Unë këtë herë ndava në copa vetëm luleshtrydhet e mëdha, të voglat
i lashë siç ishin.
Shtojmë sheqerin mbi luleshtrydhet duke i trazuar në mënyra që sheqeri
të shpërndahet në të gjithë masën e tyre. E vendosim tasin për gjithë natën në frigorifer.
Të nesërmen do të gjeni luleshtrydhe që notojnë në lëngun e tyre ngjyrë
dashuri.
Ky proçes do ndihmojë që fruti të ruajë ngjyrën aq të bukur që ka dhe të ziejë më lëngun e vet.



Vendosim tenxheren në zjarr të avashëm dhe i “rrimë mbi kokë” herë pas
here për të hequr shkumën që krijohet. Proçesi i zierjes mua më zgjati më shumë
se 1 orë, pasi duke patur pak sheqer kërkon më shumë kohë që reçeli të lidhet gjatë
zierjes. Nëse doni të shtoni lëng limoni e bëni atë 10 minuta para përfundimit
të zierjës. Unë nuk i shtova se reçeli kishtë ëmbëlsi të lehtë. Shkumën që keni
hequr mos e hidhni. Shtojani kosit, apo ndonjë kek apo tërshërë të zjerë që
mund të gatuani.

Mua më dolën dy kavanoza dhe meqë do i konsumoj menjëherë thjesht po i ruaj në frigorifer. Për një ruajtje disa mujore bëni proçesin e sterilizimit të cilin e gjeni këtu.
Ju dua




























































