Thursday, July 9, 2020

Cheesecake me çokollatë sipas Elvës





Kur më duhet të impresionoj me ëmbëlsira të thjeshta, të testuara dhe të shijshme unë i drejtohem gjithmonë Elvës, e cila është një eksperte tortash dhe ëmbëlsirash delikate. Tek profili Elvës në Instagram mund të shijoni gjithë mrekullitë që Elva gatuan, por padyshim dhe mund të porosisni ëmbëlsirat e saj.

Ti kthehemi faktit se kë doja të impresionoja unë 😍🥰? Kolegët e zyrës, të cilët për ditëlindjen time nuk mund kurrsesi të presin nga unë një tortë pastiçerie. Meqë të gjithë në zyrë i kam çokollat dashës vendimarrja ishte e kollajtë na duhet një kek me çokollatë, por jo dosido. Elva më erdhi në ndihmë me një recetë të thjeshtë dhe shumë të shijshme. Një recetë cheesecake që nuk ka as vezë dhe as flet xhelatine për të krijuar konsistencën e duhur. Mjafton të zgjidhni përbërësit pak cilësor për kremin që ka vetëm dy përbërës dhe keku juaj me djathë do jetë një sukses i garantuar ❤️🥰.

Përbërësit për një tavë me hapje 16 cm:

Për bazën me biskota:

200 gr biskotë gjalpi

100 gr gjalp

Për kremin:

500 gr ricotta cilësi e mirë italiane

150 gr çokollatë e zezë (cilësi e mirë)

100 gr sheqer kokrizor


Përgatitja:

Përpara se të filloj me shpjegimin e recetës dua t’ju them që mund të zgjidhni biskota gjalpi, biskota me kakao, biskota me copa çokollate ose biskota Oreo për të krijuar bazën e cheesacake. Unë zgjodha biskota me copa çokollate. I grijmë biskotat në mikser, shtojmë aty gjalpin e tretur dhe trazojmë sa të krijohet një masë homogjene.
   



Shtrojmë biskotat tek baza ku do ngremë cheesecake. Unë përdora një unazë rrethore meqë nuk kisha tavë 16cm, por kalamajve që ja u bëra tek tava me zbërthim 20 cm doli superrrr 🥰. Se harrova t’ju them sigurisht që gatova dy cheesecake. Një për kolegët dhe një për fëmijët. Si mund të ndodhte ndryshe 😍🥰❤️?

Krijoni bazën duke e shtypur me diçka të sheshtë ose me gishta si unë 🤗. Vendoseni bazën në frigorifer për gjysëm ore ose 1 orë.


Filloni shkrini çokollatën në banjomari ose siç Elva më mësoi një mënyrë të shpejtë. E fusni çokollatën në mikrovalë 3 herë nga 30 sekonda, duke e përzier çdo herë që e nxirni nga mikrovala me një “shkop shishqebapi’ ose bishtin e një luge druri 😍.



Në një tas tjetër shtoni rikotën, sheqerin dhe i rrihni me mikser dy minuta. Shtoni menjëherë çokollatën e shkrirë dhe përzjeni dhe 1-2 minuta të tjera. Kremi është gati për tu shtrirë mbi bazën e biskotave. Sheshojeni kremin me nje lugë dhe vendoseni cheesecake për 5 orë ose gjithë natën në frigorifer tek pjesa e freskisë.










Përpara sesa ta servirni cheesecake, lironi anët nga tava juaj me zbërthim, spërkateni sipër me kakao të hidhur dhe sipas dëshirës zbukuroni ose me fruta të stinës ose kaçurrela çokollate të cilat mund ti realizoni duke gërryer çokollatën me qëruesen e patates 🥰😋😋.





Ju bëftë mirë! ❤️❤️❤️


























SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig