Yshmerin ashtu siç "duhet" mami Lika e bën për pashkë ose kur rastis të
sigurojë qumësht “kulloshtër”, që është qumështi i lopës që sapo ka sjell në jetë
një viç :). Yshmeri që mami gatuan për pashkë, nëse nuk kemi kulloshtër bëhet me qumësht
dele, vezë fshati, petë të pjekura të përgatitura vet dhe djath nape që i përngjan
mocarelës në kushte shtëpije.
Nëse do kem shansin këtë pashkë ta fotografoj yshmerin e mamit se për
të ngrënë as që e diskutoj ☺, do e risjell recetën me emrin e mami Likës. Për
momentin do t’ju prezantoj versionin tim modest të përgatitjes së recetës dhe që
fëmijët e mi e pëlqejnë shumë.
Receta ime ka të përbashkët me mamin gjalpin e shkrirë (që na e bën Lena,
halla e mamit) dhe vezët e fshatit, përbërësit e tjerë blihen në dyqan 😊. Shija
nuk i afrohet 100% yshmerit të mami Likës, por prap është shumë e mirë 🙃.
Përbërësit:
Petë të pjekura
5 vezë
1 e ½ litër qumësht
200 gr ricotta ose djath pa kripë (mozzarella)
2-3 lugë gjelle gjalp i shkrirë
Vaj misri, kripë
Përgatitja:
Thyejmë me dorë petët e pjekura në tepsinë ku do pjekim yshmerin.
Në një tas rrahim vezët, shtojmë gjizën ose djathin e butë, hedhim qumështin
dhe rregullojmë me kripë. Me një garuzhde fillojmë të njomim gjithë sipërfaqen e petëve.
Kjo recetë mund të bëhet e gjitha me gjalp, por kur ftohet gjalpi ngrin, ndaj dhe unë e bëj gjysëm për gjysëm vaj & gjalp, që të ruajë butësinë edhe kur ftohet.
Kjo recetë mund të bëhet e gjitha me gjalp, por kur ftohet gjalpi ngrin, ndaj dhe unë e bëj gjysëm për gjysëm vaj & gjalp, që të ruajë butësinë edhe kur ftohet.
Shtojmë vaj (një filxhan kafe) dhe gjalpin e shkrirë në thërrmija ja
hedhim sipër.
Bëni kujdes kur e prisni gjalpin e shkrirë nga shishja se mos
prisni dorën si unë🤥
Pjekim
në 220 gradë në fund të furrës, derisa yshmeri të marrë ngjyrë të artë. Gjatë
pjekjes prej vezëve pjesa sipër mund të fryhet si tullumbace 😊, mos u shqetësoni
do bjerë sapo të mbaroj pjekja (po të doni mund ta ç‘poni me majën e thikës ☺).
Ju
bëftë mirë.
No comments
Post a Comment