Kjo recetë të sjellë shijen më të mirë dhe më të thjeshtë të pastës me
karkaleca. Gatimet e thjeshta dhe plot shija na e bëjnë dhe ditën e bukur. Kjo
recetë mund të përdoret për çdo lloj frute deti që keni, jo vetëm me karkaleca.
Nëse e vendosni pastën për të zjerë njëlloj me tiganin ku do skuqni karkalecat
dhe do përgatisni salcën, pjata do jetë gati në aq minuta sa do ju duhet të ziejnë
makaronat 🤗.
Përfundimi do jetë një pjatë që shijon më mirë sesa në restorant sepse do
gatuani pa hile, vetëm me dashuri 😍🤗😋❤.
Përbërësit:
500 gr pasta (linguine)
12-14 karkaleca të mëdhenj
300 gr domate në formë pure (ato që shiten gati)
1 lugë çaji gjalp
Kripë
1/3 lugë çaji sheqer
Vaj ulliri
Hudhër
Majdanos
Përgatitja:
Në dy vatrat e zjarrit vendosim tenxheren me
ujin e makaronava dhe tiganin ku do përgatisim harxhën. Fillimisht
pastrojmë karkalecat dhe kokat e lara i shtojmë tek uji ku do ziejmë makaronat.
Në tigan skuqim karkalecat 2 minuta nga secila anë. I heqim mënjanë.
Shtojmë përsëri vaj ulliri dhe hedhim hudhrat e shtypura. Sapo vaji aromatizohet
shtojmë salcën, kripë, gjalp dhe sheqer. Kur salca fillon e lidhet shtojmë gjysëm
garuzhde nga uji makaronave.
Makaronat
i lëmë të ziejnë tek uji deri 2 minuta para kohës përfundimtare që na këshillon
paketimi i tyre. I kullojmë dhe i shtojmë makaronat tek salca bashkë me
karkalecat. Gatuajmë dhe 2 minutat e mbetura të kohës së makaronave në tigan.
Heqim nga zjarri dhe servirim me majdanos të freskët.
Ne i gatuam këto pasta ditën e dielë, ditë që jemi të gjithë në shtëpi
sepse duhen shijuar menjëherë 🤗😋.
Ju bëftë mirë. ❤🙏
No comments
Post a Comment