Që të evitoj diskutimin mbi emërtimin e saktë, po i vendos të dyja emërtimet që njoh, të ëmbëlsirës kaq të dashur dhe kaq të njohur për të gjitha familjet shqiptare.
Këtë recetë ja dedikoj mikes time Entela, e cila ka 4 vite që po e pret me zell të madh që unë ta postoj 😍. Në 4 vite mund ta kem berë me dhjetra herë recetën, por duhet frymëzim dhe kohë të dashur lexuesit e mi që të ulesh të shkruash dhe të fotografosh. Mbrëmë isha në kulmin e nepsit për një ashure alla Bonbon dhe e frymëzuar për foto 😘
Të gjithë dimë si ta bëjmë ashuren klasike, por unë sot kam dëshirë të ndaj mënyrën time. Më duhet të them këtu që përbërësit që unë shtoj tek ashurja si fruta të thata ndryshojnë çdo herë sipas furnizimeve që kam në shtëpi. Këtë herë surprizova veten me lëkura portokalli të karamelizuara që më lejoni t’ju them i dhanë një shije fantastike ashures dhe me karaifil të bluar. Cilado të jetë lista e përbërësve me fruta të thata që i shtoj ashures, kanella është erëza më e sigurtë që do i shtoj gjithmonë 😋.Më poshtë ndiqni recetën time hap pas hapi si dhe setin fotografik të ashures 💓.
Përbërësit:
300 gr grurë për ashure
1.5 litër ujë
200 gr sheqer kaf
3 lugë gjelle me maj niseshte
Frutat dhe erëzat e përdorura:
Arra
Rrush i thatë
Fik i thatë
Bukë fiku
Lëkura portokalli i karamelizuar
Kanellë
Karaifil pluhur
Përgatitja
Në një tenxhere shtojmë grurin dhe ujin. Gruri që shitet sot për ashure zjen shpejt, kështu që besoj për 30 minuta kokrrat e grurit do kenë shpërthyer 😊. Nëse do i vini kapak tenxheres ku zjeni grurin mos e mbyllni tamam atë sepse gruri krijon shkumë gjatë zierjes. Pasi gruri zjeu unë shtova dhe një gotë ujë shtesë sepse pashë që kishte ende nevojë për ujë.
Burri më la për një grua tjetër pas 12 vitesh martesë, shkoi në një udhëtim pune dhe nuk donte të kthehej në shtëpi për të qenë me familjen e tij. Po kërkoja ndihmë kur takova Dr. Ellen, një magjistare e fuqishme. Rrethi I shpjegova situatën time dhe doli që burri im ishte magjepsur nga një grua tjetër, kështu që ai harroi shtëpinë e tij, foli Dr.Ellen dhe burri im u lirua nga robëria dhe më vjen mirë që erdhi në shtëpi. pas 3 vitesh ndarje nëse keni nevojë për ndihmë mos ngurroni të kontaktoni Dr Ellen përmes whatsapp: +2349074881619 ose email-it: ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDelete