Kjo recetë pret
që në datën 5 tetor 2020, (datën e lindjes së Henrit) ditën e postimit 😊.
Dhe do ishte shumë më e kollajtë për mua ta kisha shkruar që atë ditë sesa të
prisja kaq muaj dhe të rrija një javë të zbardhja bisedat dhe audiot e dërguara
me Elvën e Sofia Sweets 8 muaj me parë, e cila e gdhiu me mua dy ditë për ta përfunduar
tortën së bashku.
Dhe si përfundim
unë nuk arrita ta merrja vesh shijen tamam sepse më kapi Covid dhe isha 1 muaj
pa shije dhe pa nuhatje. Amaaa kush e provoi, Elva e para tha që ishte një
mrekulli. Të tjerët që e shijuan thanë si tortat me çokollatë të Pastelitos 😊.
Veçse madhësia
e kekut tim blihet me çmim shumë të kripur atje 😊. Kjo tortë jo se shkoi lirë, do i rendis çmimet,
por tortat e ditëlindjes të bëra në shtëpi janë si mini projekte që të gëzojnë
kur i realizon me sukses. Kosto për këtë tortë pa renditur aksesorët si qese për
kremin apo kartonin e tortës të cilat mi siguroi Elva shkoi:
Kosto e përbërësve të tortës:
1 kg miell i gatshëm
për torta dhe 500 gr butona çokollatë – 900 Lek
500 gr
Mascarpone - 500 Lek
Nutellla – 700 Lek
Pana e ëmbël –
300 Lek
Pralina për
zbukurim - 300 Lek
Frutat e pyllit
– 700 Lek
Total – 3400 Lek
Po vijoj direkt me recetën se
boll pritët ju dhe unë bashkë hahaha
Përbërësit për Kekun e Tortës:
500 gr miell i
gatshëm për torta
150 gr vaj
luledielli
200 ml qumesht ose
ujë
Shënim: Përgatiten dy kekë të tillë. Masat më lart janë për vetëm një kek. Dmth do e përgatisni masën më lart dy herë pra në total do ju duhet 1kg miell, 300 gr vaj, 400 ml qumësht ose ujë.
Përbërësit për kremin mbushës me mascarpone dhe nutella:
400 gr mascarpone
200 gr Nutella
Përbërësit për ganash:
500 gr çokollatë
e zezë
250 gr pana e ëmbël
Përgatitja:
Për të përgatitur këtë tortë
duhet ta filloni punën një ditë më parë, të paktën me pjekjen e kekëve të totës.
Unë do ju sugjeroja miell për kek të gatshëm që e nxjerrin kekun shumë të
shkrifët dhe të butë. Unë e bleva me sugjerimin e Elvës tek një kompani që shet
produktet pastiçërie, BBI (emri i dyqanit).
Përgatisni
brumin sipas përmasave më lart. Vendoseni masën në një tavë që nuk ngjit me
diametër 20 cm. Unë përdora një unazë keku e cila gjendet lehtësisht kudo. Unazën
e mbështolla me letër alumini në fund duke ja puthitur mirë anët dhe e mbështeta
në një tave më të madhe. Hedhim masën e kekut në unazë, e pjekim në furrë të parangrohur
në 180 gradë dhe nuk e hapim furrën asnjë moment. Për 45 minuta keku është i pjekur.
E nxjerrim kekun e lëmë të ftohet tërësisht në temperaturë ambjenti dhe më pas e
mbledhim me membranë derisa të fillojmë ndërtimin e tortës.
Kremin me mascarpone dhe nutela e
përgatisim thjesht një orë para ndërtimit të tortës. Rrahim mascarponen me
nutela. E lëmë në qetësi rreth një orë. Nëse është vap kremin me mascarpone
pasi ta përgatisni e fusni në frigorifer tek pjesa e freskisë. Më pas për lezet
po të dëshironi shtoni butona çokollate. Ky krem do mbushë hapësirën më të madhe
të tortës dhe çopat e çokollatës që do shtoni do jenë një surprizë kur njerëzit
tuaj të dashur të shijojnë tortën.
Duket sikur gjithçka është gati le
të fillojmë ndërtimin e tortës fillimisht duke ngritur vendin e punës. Mbi kartonin
ku do servirim tortën vendosim unazën ku poqëm kekun, rrethojme si në foto me
letër gatimi dhe jemi gati për shtrim. Presim kekët në 2 shtresa duke krijuar kështu
4 disqe që do jenë dhe katet e tortës. Mbushim si kaushe dy qesë një më kremin
me mascarpone dhe tjetrin me ganazh dhe fillojmë punën.
Vendosim pak krem në fund mbi
kartonin e tortës para se të vendosim diskun e parë të kekut. Njomim me delikatesë
me pak qumësht (kështu preferova unë), por ju mund të bëni pak shërbet. Unë evitova
këtë të fundit 😊.
Me kaushin ku keni kremin ganash
filloni e mbushni anët e tortës. Më pas mesin mbusheni me kremin me maskarpone.
Vijoni kështu me shtresat e kekut derisa të vendosni diskun e fundit të cilin do
e patinoni pak me ganazh dhe do e fusni kështu siç është në frigorifer që keku
dhe kremi të bëhet më solid. Pas disa orësh të paktën 2-3 orë, nxirreni tortën
e cila ështe bërë e qëndrushme dhe suvatojeni me kremin ganash të mbetur me anën
e një spatule. Kremin ganash ndërkohë që torta ka ndejtur në frigorifer e
mbuloni përsëri me membranë me kontakt derisa ta përdorni për suvatim 😊.
Filloni e shkrini talentin 😊.
Torta është gati, tani mbetet vetëm ta zbukuroni sipas dëshirës. Unë zgjodha çokollatë
pralinë dhe fruta pylli.
Kush do vendosë ta bëj këtë tortë
gëzimi ju uroj Gëzofshi Gjithmonë kështu në Shtëpitë tuaja. 💓💓💓
Burri më la për një grua tjetër pas 12 vitesh martesë, shkoi në një udhëtim pune dhe nuk donte të kthehej në shtëpi për të qenë me familjen e tij. Po kërkoja ndihmë kur takova Dr. Ellen, një magjistare e fuqishme. Rrethi I shpjegova situatën time dhe doli që burri im ishte magjepsur nga një grua tjetër, kështu që ai harroi shtëpinë e tij, foli Dr.Ellen dhe burri im u lirua nga robëria dhe më vjen mirë që erdhi në shtëpi. pas 3 vitesh ndarje nëse keni nevojë për ndihmë mos ngurroni të kontaktoni Dr Ellen përmes whatsapp: +2349074881619 ose email-it: ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDelete