Tuesday, March 8, 2022

Torta “Red Velvet”

 

Nuk ka ditë më të përshtatshme për ta postuar këtë recetë e cila pret 5 muaj të postohet 😊, sesa Dita Ndërkombëtare e Gruas. Një ëmbëlsirë që kuqëlon nuk mund të jetë tjetër veçse si një grua e bukur, e fuqishme, e pavarur, e dashur, e ëmbël, gjithë nur 😍.

Kush më lexon dhe ndjek prej kohësh e di që unë fokusohem më tepër tek recetat e mamit, ato tipiket ose receta të reja të konsideruara të shëndetshme. Me këtë dua të them që tortat nuk janë “arma” ime e fortë. Me “Red Velvet” ama kam shkëlqyer J në shije dhe në pamje. Konfirmim ky nga familjarët, miq dhe disa të tjerë që e kanë marrë dhuratë këtë tortë gjatë kësaj kohe.

Kjo tortë përvec tavave me diametër 18cm (dy unaza 18 cm do ishin ideale që ti piqnim të dyja disqet njëherësh, por dhe një bën punë 😊)

Vështirësia për përgatitjen e elementëve të tjerë të tortës dhe ngritja e saj është me vështirësi zero. Do vetëm dashuri 💓 dhe matje ekzakte të përbërësve.

Pëbërësit për kekun Red Velvet:

1/2 kupë ose (120g) gjalp në temperaturë ambjenti

1 e 1/2 kupë (300g) sheqer

2 vezë të mëdha

1/4 kupë vaj vegjetal

1 lugë e madhe (10g) kakao (jo e ëmbëlsuar) dhe 1 lugë tjetër për të lyer anët e tavave

2 e 1/2 lugë e madhe (45ml) ngjyrë e kuqe likuide (Unë përdora një paketim një përdorimsh të blerë tek Neranxi

2 lugë çaji (10ml) ekstrakt vanilje

1 lugë e madhe (20ml) uthull e bardhë

2 e 1/2 kupë ose (350g) miell i situr ose miell për kekë

1 lugë çaji sodë buke

1 lugë çaji kripë

1 kupë (250ml) buttermilk* - meqë ky produkt nuk gjendet tek ne e përgatisni duke shtuar në 250 ml qumësht 1 lugë uthull. E lini përzierjen në qetësi për 5 minuta dhe buttermilk është gati

Përbërësit për kremin:

400gr krem djathi në temperaturë ambjenti

1/2 kupë ose (120g) gjalp në temperaturë ambjenti

2 lugë çaji ekstrakt vanilje

2 kupa sheqer pluhur (receta origjinale e ka 4 kupa)

1 lugë e madhe lëng limoni

Përgatitja e kekut Red Velvet:

1. Fillimisht lyeni anët e unazave ose tavave tuaja të kekut me gjalp dhe spërkatini anët e tyre me kakao si në foto. Nëse keni unaza fundin e tyre mbështilleni me letër alumini. Nëse keni tava, fundin e tyre lyheni si anët me gjalp dhe kakao pluhur.



2.Rrihni gjalpin dhe sheqerin për disa minuta derisa të krijohet një masë kremoze e zbehtë në ngjyrë. Shtoni vezët një nga një duke i rrahur me kujdes.


3.Në një tas të vogël përzjeni bashkë vajin, 1 lugë të madhe kakao, ngjyruesin e kuq dhe vaniljen. Këtë përzierje bashkë me një lugë uthull do e shtoni tek kremi i gjalpit. Para jush do përftohet kremi me ngjyrën më të bukur ndonjëherë J.






4.Në një tas të madh përzje miellin, sodën e bukës dhe kripën. Shtoni gjysmën e përzierjes së miellit dhe gjysmën e buttermilk tek kremi i kuq dhe trazoni me mikser. Vazhdoni kështu derisa mielli dhe buttermilk të mbarojnë.




Përgatitja e buttermilk






5.Masën e kekut e ndani në mënyrë të barabartë në dy unazat e bëra gati më parë dhe i piqni për 25-30 minuta, në qëndër të furrës, në 180 gradë. I lini tortat të ftohet tërësisht.




Përgatitja e Kremit të Tortës

Rrihni bashkë kremin e djathit, gjalpin, lëngun e limonit dhe vaniljen për 3-4 minuta sa të bëhen një krem në ngjyrë të hapur. Shtoni sheqerin pjesë pjesë derisa të përftoni një krem të lehtë dhe kremoz. Nësë mendoni se e doni kremin më kompakt dhe më të ëmbël mund ti shtoni më shumë sheqer. Unë sugjeroj dy kupa.



Ngritja e tortës “Red Velvet”

Vendosni një nga kekët e pjekur në një pjatancë nga pjesa e sheshte. Ndërkohë niveloni pjesën sipër të kekur duke prerë me thikë pjesën “bullafiqe”. Mos e hidhni pjesën që pret se do na duhet për dekor. Po të doni këtu mund të shtoni pak shërbët të përgatitur më parë duke njomur kekun. Unë nuk i shtova. Vensoni kremin mbi kek duke e hapur në të gjithë sipërfaqen. Vendosni kekun tjetër mbi krem, pasi e keni niveluar dhe atë në sipërfaqe. Përhapeni gjithë masën e kremit mbi kek si në foto duke përdorur spatula. Zbukuroni kekun si në foto me thërrmijat e pjesës që pret dhe keku juaj është gati, si një dashuri e vërtetë.











Gjak dhe Sharm dhe Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

💓💓💓

















SHARE:
Blogger Template Created by pipdig