E frymëzuar nga postimi i fundit që bëra në Instagram – Akullore Biskotë
dhe që është pëlqyer shumë nga familja, mendova përse mos të krijoj një semifreddo
me frutat e stinës që duhet ta pranojmë ka një larmi të madhe.
Frutat që zgjodha janë ato më të bukura qershit e vendit dhe
luleshtrydhet. Kjo recetë mund të përshtatet me çdo frutë tjetër me tulë të butë
dhe aromatike si pjeshkë, kajsi, pjepër dhe manaferra të çdo lloji. Jemi në
stinën e duhur që semifreddo mos të na mungojë asnjë fundjavë në frigorifer. Po
them fundjave se përditë do ishte një tepri për linjat J.
Niveli vështirësisë në përgatitje të semifreddos ëshë minimal, ju
duhen vetëm pjesëtarët e familjes rreth e rrotull që veç lëpijnë anët e enës
ose lugës se silikonit sepse ky krem është aq i mirë dhe pa u ngrirë në
frigorifer.
Përbërësit për
kremin:
400 ml pana e ëmbël
250 gr mascarpone
1 lugë gjelle me majë qumësht të kondesuar
Lëkurë limoni ose lime (opsionale)
Përbërësit për reçelin:
150 gr luleshtrydhe
150 gr qershi pa bërthamë
Lëngu i ½ limoni
1 lugë gjelle sheqer
Përgatitja:
Hapi i parë është përgatitja e reçelit pasi duhet të jetë i ftohtë kur ti shtohet kremit të semifreddos. Frutave i shtojmë limonin, sheqerin dhe i lëmë në zjarr për 5 minuta. Reçeli ynë është gati.

![]() |
Hapi i dytë është përgatitja e kremit duke rrahur fillimisht panën e ëmbël, por jo shumë të fortë sa të mpikset. Më pas i shtoni qumështin e kondesuar. Unë i shtova 1 lugë gjelle si në foto, por ju mund ti shtoni disa të tilla në varësi të ëmbëlsisë që dëshironi. Ne i duam gjerat me ëmbëlsi të moderuar dhe ndaj bëjmë shumë kujdes kur hedhim sheqerin (se na I lë familja pa ngrënë hahaha). Në fund i shtojmë kremin mascarpone dhe vijojmë më rrahjen me rrahësin elektrik dhe për 1 minutë.

Hapi i tretë bashkojmë reçelin e ftohur të frutave tashme me kremin. Një formë si në foto e veshim me qese gatimi duke i lënë dhe anë jashtë (sepse do mbulojmë sipërfaqen e semifreddo). Shtojmë masën tek tava, mbulojmë anët me qese gatimi dhe e vendosim në ngrirje për gjithë natën.





Nxirreni semifreddon 5 minuta përpara servirjes. Vendoseni në një pjatancë. Dekorojeni sipër me frutat që ka brenda dhe mahnisni me pamje dhe shije familjarët tuaj. Semifreddo që ju mbetet, vendoseni në një pjatancë plastike dhe ruajeni përsëri në ngrirje derisa ta konsumuni të gjithën. Ju bëftë mirë dhe uroj nga zemra që të gjithë të jeni shëndoshë e mire dhe një rikthehim sa më të shpejt në normalitet.























Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
ReplyDeleteNë fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.
WhatsApp-i i tij: +2347041196471
dawnacuna314@gmail.com