Unë nuk kam qenë ndonjëherë eksperte e pjatave të peshkut, por kam
filluar avash avash t’ja marrë dorën e frymëzuar nga sarandiotja ime Rudina.
Këtë pjatë me shije deti e gatova gjatë ditëve që ishim ne plazh,
sepse unë nuk jam dakort që kur je në plazh mund të hash ça të dalë përpara.
Impenjimi im në këto ditë pushimesh është madje më i madh se në ditët e
zakonshme kur jemi në Tiranë sepse fëmijët janë të predispozuar të hanë gjithçka
që u serviret. Ditën që ju prezantova gatimin e kësaj pjate në instagram mora
disa komente që pastat me vongole i pëlqejnë “të bardha”, domethënë pa domatet
e vogla. Do e provoj dhe atë recetë patjetër meqë vera është e gjatë 🤗.
Këtë recetë mund ta bëni dhe me midhje, por meqë midhjet kanë shumë
punë për tu pastruar vongole janë një opsion ideal dhe receta është gati në 9
minuta, aq sa i duhet linguinit të ziejë 🤗.
Përbërësit:
1 pako linguine
350 gr vongole
200 gr pomodorini
1 qepë ë vogël
4-5 thelpinj hudhër
1 tufë majdanos i freskët
Përgatitja:
Paralelisht me ujin që zjen për pastën, kemi vënë
tiganin me vaj ulliri dhe 1 thelp hudhër për aromatizim. Shtojmë qepën e grirë
shumë imët. Kur qepa “të vritet” pak shtojmë domatet e ndara përgjysëm. Pasi janë gatuar 2 minuta domatet, shtojmë vongolet, trazojmë dhe presim dhe 2 minuta derisa të hapet guacka e tyre.
Ndërkohë që pastat janë duke zjerë i kullojmë 2 minuta para minutazhit përfundimtar, i shtojmë përzierjen që tashmë e keni mësuar tek Pasta Rudina, 3-4 thelpinj hudhër të grirë imët dhe gjysëm filxhan kafe vaj ulliri dhe bashkojmë me salcën tonë me vongole dhe i lëmë në zjarr të gatuhen duke i trazuar dhe për 2 minutat e fundit.
Majdanosin e fresket të grirë ja shtojmë pasi kemi fikur flakën.
Pasta është gati për tu servirur dhe shijuar. Ju bëftë mirë.
Post a Comment
E
ndjeni dhe ju si unë që stinët e vitit na i diferencojnë shijet. Për shembull
gjatë verës më shkon shumë pak mendja për kekë e biskota, dua më shumë ëmbëlsira
me krem ose me fruta. Kështu më ndodh dhe me “gjellët’ ose sallatrat. Ndaj sot,
ju dhe unë gjendemi përballë recetës së “Tiramisu me Luleshtrydhe”, e cila
natyrshëm më vjen ta krijoj në gota individuale sesa në tavë “gjithëpërfshirëse” 😋.
Gjithashtu
për biskota nuk përdora të famshmet Lady Fingers, por biskota të thjeshta
integrale të cilat i copëtova dhe i “zbuta” me reçel luleshtrydhe. Këtë recetë
e gatova një nga të dielat tona ku tavolinës tonë i ishte bashkuar vëllai me
nusen dhe ëmbëlsira është pak të them që “u përpi” 😍.
Stina
e luleshtrydhes ON, Tiramisu me Luleshtrydhe ON 🤗😋.
Përbërësit:
400
gr luleshtrydhe e freskët
500
gr mascarpone
200
gr biskota integrale
3
vezë të freskëta
200
ml pana e ëmbël
3
lugë gjelle reçel luleshtrydhe
2-3
lugë gjelle sheqer pluhur
Ndajmë
të bardhat nga të verdhat. Tek të verdhat shtojmë sheqerin pluhur dhe krijojmë
kremin e “pjekur” në banjo mari zabaglione. Për të parë sesi krijohet zabaglione
klikoni këtu.
Zabalione
është gati, kur të verdhat e vezëve kanë dyfishuar masën e tyre dhe janë “zbehur”
pak në ngjyrë. E shtojmë kremin zabaglione në tasin ku kemi hedhur mascaponen
dhe trazojmë me rrahës elektrik për 2 minuta.
Rrahim
të bardhat e vezëve, duke krijuar efektin “re”. Në një tas tjetër rrahim panën
e ëmbël.
Situata
në tavolinën tuaj të punës është kjo 3 tasa që do bashkohen në një të vetëm 😉. Tek tasi mascarpones me një lugë
silikoni bashkoni pjesë pjesë me lëvizje rrethore poshtë lartë me radhë të
bardhat e vezëve dhe kremin pana. Kremi i ëmbëlsirës tuaj është gati.
Luleshtrydhet
i pastroni dhe pritini në copa të vogla kubike.
Nxirrni gotat tuaja të
servirjes së Tiramisu, shkërmoqni biskotat integrale, shtoni një lugë çaji reçel
luleshtrydhe mbi to dhe mbulojini me krem. Hidhni sipër copa luleshtrydhesh dhe
mbuloni përsëri me krem. Zbukuroni me luleshtrydhe në copa ose të plota sipas dëshirës
dhe vendosni tasat tuaj në frigorifer.
Menaxhoni
padurimin tuaj për t’I ngrënë të paktën 2 orë pasi i keni vendosur në frigorifer.
Shijojini bashkë me familjen tuaj dhe mos i kurseni mjaullimat e tipit Bonbon “mmmmmm
mmmmm” para kësaj gote plot shije 😻😺😻. Ju dua ❤🤗😍
Involtini është një recetë që çdo familje e ka në traditën e saj me
mbushje të personalizuara sipas shijes. Meqë është recetë familjare vendosa ta
ndaj në blog për lexuesit e mi, ndërkohë ndjekësit në Intstagram (kliko), e gjëjnë
dhe në highlight me video.
Involtini mund të përgatitet me mish të kuq (gici apo viçi) dhe pule.
Unë zgjodha ti gatuaj me biftek gici dhe ti mbush me proshutë dhe djath për
pizza.
Mbushjet brenda involtinit mund të bëhen dhe me perime si karrotë, selino, spinaq,
qepë duke i vendosur perimet në shirita, në mënyrë që ta kemi më të lehtë
mbledhjen e tyre. Që mos t’ju lodh shumë se të gjithë jemi “dembelë” pas
pushimeve të gjata, receta e involtinit më poshtë:
Përbërësit:
8 biftekë
8 fije proshutë cotto ose crudo
16 feta djathi
2 thelpinj hudhër
Borzilok
Kripë, piper
3 lugë gjelle vaj ulliri për gatim
1 filxhan kafe verë e bardhë (opsionale)
1 filxhan kafe ujë
Perime për servirje sipas dëshirës
Përgatitja:
Rrahim biftekët me rrahësen e mishit dhe i lyejmë me kripë dhe piper.
Marrim një nga biftekët e vendosim në tavolinën e punës dhe mbi të shtrojmë
prodhutën dhe djathin. Mbledhim si në foto. Shkopinjtë për lehtësi i vendosni në
anësore të involtinit në mënyrë që ta keni më të kollajtë kthimin gjatë
kaurdisjes.
Vendosim tiganin në zjarr ku shtojmë vajin e ullirit, thelpinjtë e hudhrës dhe borzilok të tharë. Kur vaji aromatizohet shtojmë involtinit dhe i kthejmë nga ana tjetër kur të fillojnë të marrin ngjyrë. Në këtë moment i vendosim kapak dhe i lëmë të gatuhen në flakë mesatare. Involtini do të lëshojë lëngjet e veta pas venosjes se kapakut dhe djathi do fillojë të shkrijë pak. Provoni shijen e lëngut. Nëse ju pëlqen shtoni vetëm gjysëm gote ujë dhe e lini mishin të zbutet me kapak për rreth 20 minuta. Nëse mendoni se pak alkol do i shkontë më për shtat shijes i shtoni 1 filxhan kafe verë të bardhë.
Meqë unë përdora proshutë krudo, nuk i shtova verë sepse vet proshuta
ka një shije të fortë që aromation gjithë gatimin.
Kur gjella të ketë shteruar gjysmën e lëngut të vet involtinit janë
gati për tu servirur me perime të zjera sipas dëshirës. Ju bëftë mirë.
Subscribe to:
Posts (Atom)




































































