Tuesday, November 21, 2017

Me teta Teftën, mami Likën e të tjera

Java që shkoi, sikur të ishte organizuar me porosi, ishte vetëm me ftesa për takime mes blogeresh dhe dalje në studio televizive. Në më shume se 1 vit që i  kam hyrë kësaj rruge, vetëm javën e kaluar mundëm të bëhemi bashkë blogeret e ushqimit. Ditën e hënë, revista shije na mblodhi në ambjentet e saj për të na prezantuar me projektin më të ri. Më shumë mund të lexoni në lidhjen më poshtë si dhe të reja në ditët në vijim ☺. Shijoni dhe disa foto brenda artikullit.


Ditën e mërkurë, Woman Founders Meet Up, mblodhi në një takim Food Bloggers Meet Up Tirana, ku jo vetëm patëm shansin në pak ditë të ritakojmë njëra tjetrën, por të dëgjojmë dhe historitë tona personale, sfidat, kënaqësitë dhe si të zhvillohemi më tej. Dhurata Thanasi ose Luga e Argjendtë, siç e njohim të gjithë na inspiroi me historinë dhe këmbënguljen e saj, për t’i çuar ëndrat dhe dëshirat përpara, pavarësisht vështirësive. Në fund u prezantuam me një model biznesi Gjerman, sesi ta kthejmë blog-un në fitimprurës. Nga takimi ju sjell vetëm këtë fotografi ☺.
Dhe ëmbëlsira e javës ku u kënaqa shumë dhe unë dhe mami Lika, ishte prezenca jonë në televizionin Report TV, në emisionin e mëngjesit Rreze Dielli, në rubrikën “Të gatuajmë me zonjën Tefta”, ditën e premte.
Teta Teftën e takoj për herë të parë 1 orë para emisionit, ndërkohë që isha dëgjuar në telefon një ditë më parë për recetat që unë me mamin do gatuaja.
Për të gjithë ju që nuk keni patur shansin ta takoni, teta Tefta është plot energji, me batuta, shumë e kujdesshme në detaje, një zonjë e vërtet ekrani dhe vitet nuk i ndihen aspak kur punon me të.
Kush na ka parë në ekran atë ditë, na ka përgëzuar për lirshmërinë dhe vërtetësinë në ekran, sidomos të mami Likës që gatuante sikur po pinte kafe me teta Teftën 🤗.
Në dy daljet tona televizive me mami Likën, kemi qenë live ☺, na ka ndjekur ky fat, ndaj dhe nëse kemi thënë ndonjë batutë më shumë, na mirëkuptoni 😍.
Emisioni u ritransmetua dhe ditën e dielë në mëngjes, si puntata më e mirë dhe me audiencën më të lart të javës 🤗.
Për të gjithë ju që nuk patët mundësi të na ndiqni, lidhjet më poshtë janë videot në youtube si dhe disa foto për të ndarë eksperiencën tonë me ju.

Pjesa e pare:

Pjesa e dytë:

Para fillimit të emisionit, si për nxehje.

  






Çfarë gatuam? 









Si na panë të tjerët 😍:






Faleminderit që na ndiqni. Ju duam!
SHARE:

1 comment

Blogger Template Created by pipdig