Po po, djath i përgatitur në kushte shtëpie.
Kur shkonim tek halla e mamit në Pojan gjatë fëmijërisë time gjithmonë kemi parë
proçesin e rrahjes së gjalpit në tunx, apo përgatitjen e djathit me
farë djathi ose mullëz qingji apo viçi. Asnjëherë nuk e kisha menduar se në shtëpinë time në Tiranë
do të pregatisja djath nape siç preferoj ta quaj, në kushte shtëpie e gjitha në
një orë. Po falë Erijesës e cila jeton në Fier dhe shfrytëzon të gjitha burimet
e ushqimeve bio mësova që djathin për qejf, jo konsum të gjerë, mund ta pregatis
dhe në shtëpi. Duhet vetëm qumësht lope dhe një luge limontos 😊.
Gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit unë në
shtëpi përdor qumësht lope të cilën e bëj kos dhe i mbledh ajkën. Kur vjen
mami Lika, ajkën e mbledhur e "rreh" në një proçes që mund ta postoj në të
ardhmen 😊. Pra, si shumica nga ju kisha prodhuar kos dhe gjalpë në kushte shtëpie, por djath më
erdhi dita vetëm dje 🤗.
Hapat
janë shumë të thjeshtë dhe vështirësia zero. Mezi prita të kalonte 1 orë që të
bësoja që në duart e mija do kisha 1 copë djath 😍.
Nëse do e tentoni recetën të paktën të keni 5 litra qumësht ose 4,5 litra që
kanë 3 shishe,që të dalë një copë e
madhe. Unë për fat dje kisha vetëm 3 litra, por e kisha ndarë mendjen që
do e provoja. Proçesi i përgatijes më poshtë:
Përbërësit:
5 litra qumësht
1 lugë gjelle me limonstos
Kripë kokërr madhe për kriposje
Përgatitja:
SIç dhe ju thashë në fotot e mija ka 3
litra qumësht dhe unë përdora 1 lugë çaji limontos. Por për t’ju orientuar më
mirë në përbërës vura sasinë ideale për ta provuar recetën.
Hedhim gjithë sasinë e qumështit në një
tenxhere dhe e vëmë për të zjerë. Sapo qumështi merr valë hedhim limontosin,
fikim zjarrin dhe trazojmë 3-4 herë me lëvizje rrethore.
Ndërkohë kemi bërë gati një napë ose një
copë katrore 100% pambuk, të cilën e hapim mbi kullesën e makaronave për lehtësi.
Derdhim gjithë masën e qumështit të prerë tashmë si në foto dhe lidhim fort
cepat e napës në mënyrë që copat e bulmetit të lidhen fort dhe për të na dhënë
në fund një copë të madhe djathi, jo gjizë 😉.
Pasi e lidhim napën, e kthejmë masën me
kokë poshtë dhe për të lehtësuar proçesin e kullimit të hirës, mbushim një tas
me ujë si në foto dhe e vendosim sipër. Dikur vendosnin gurë të mëdhenj per të
kulluar djathi 😊.
E lëmë në këtë pozicion për 1 orë, po keni
merak lëreni dhe 1 orë e gjys 🤗.
Djathi është gati. Shtojmë pak kripë kokërr
madhe mbi pjatë, vendosim djathin sipër dhe prap pak kripë mbi djathë. Futeni në
frigorifer dhe sipas Erijesës të nesërmen djathi do ketë marrë sasinë e
nevojshme të kripës ☺.
Më poshtë shijoni fotot a djathit me sfond një nga pikturat e Bledit, gjysmës time ❤.
Ja dhe yjet e mi duke e shijuar.
Po ju vendos dhe fotot që Erijesa mi nisi
për të ma bërë më të kuptueshëm proçesin. Ju bëftë mirë.
No comments
Post a Comment