Por kur vendos të bëj receta të tilla o e bëj siç duhet o nuk e bëj fare 😝. Për recetat si rizoto, në
mendimin tim nuk ka as përbërës dhe as masa preçize. Ti duhet të luash me
shijen bazë, por mund t’i shtosh apo pakësosh përbërësit sipas dëshirës. Vera e
bardhë, djathrat, majdanosi, piperi duhet të jenë “me patjetër” për një rizoto
siç duhet, ndërsa në rastin kur pjatës i shtojmë dhe karkaleca, kungulli nuk
duhet të mungojë si perime për të shijuar një pjatë me pamje dhe shije
restoranti 😋. Fëmijet e mi tekanjozë që nxjerrin çdo copë perime jashtë
pjate, e shijuan. Mos harroni që rizoto është një gatim që shërbehet menjëherë
nga tigani në pjatë. Nëse e hani të
ftohtë një pjatë të gatuar me kaq vëmendje dhe dashuri, nuk keni për të shijuar
të njëjtën shije siç është e sapo servirur dhe e ngrohtë. Në rastin e kësaj
pjate vlen tamam shprehja “nuk ekziston një shans i dytë, për një përshtypje të
parë” që do duhet ta themi “ka vetëm një pjatë të ngrohtë të sapo bërë rizoto,
për një shije të vërtetë të parë”….ja futa kot më duket 😀.
Përbërësit:
400 gr karkaleca të mëdhenj
ose 8 copë
200-300 gr kallamarë
300 gr oriz
1 filxhan kafe verë e
bardhë
10 kokrra domatë të
vogla
2 kunguj
1 lugë gjellë pluhur
vegetë perimesh
3 lugë gjelle djath i
grirë
Vaj ulliri për gatim
Majdanos dhe piper për
sërvirje
Përgatitja:
Fillojmë me pastrimin
e karkalecave. Kujdes, mos i hidhni lëvozhgat (bishtat dhe kokën) e karkalecave
sepse me to do krijojmë lëngun që do ziejë rizoton. Lërini dy karkaleca të plotë
për dekorim. Pastrojmë dhe presim në copa kallamarët. Frutat e detit janë gati.
Lajmë domatet dhe
kungujt. I presim kungujt në kubikë dhe domatet në gjysma.
Në një tigan të thellë,
shtojmë një lugë vaj ulliri dhe pasi vaji të jetë nxehur hedhim karkalecat. I
gatuajmë këto të fundit për 3 minuta dhe i nxjerrim nga tigani.
Pas 3-4 minutash
kaurdisje, shtojmë orizin. Kaurdisim duke trazuar herë pas herë. Pasi orizi ka
marrë një skuqje të lehtë shtojmë verën. Kur vera avullon, shtojmë me garuzhde ujin
që kemi përfituar nga zierja e lëvoreve të karkalecave. Rregullojmë me vegetën
e perimeve dhe kripë shtesë sipas dëshirës. Vini re që uji në rizoto, shtohet
pjesë pjesë. Përthithet garuzhdja e parë, shtojmë të dytën e me radhë derisa
orizi të ketë përfituar butësinë që dëshironi.
Në mes
të zierjes së orizit shtojmë domatet dhe 3 minuta përpara përfundimit të saj,
shtojmë karkalecat që kaurdisëm në fillim fare. Ky është momenti për të shtuar
dhe djathin e grirë, piper dhe majdanos të grirë.
Servireni dhe
shijojeni menjëhere me një gotë verë të bardhë. Ju bëftë mirë.❤
No comments
Post a Comment