Për këtë supë, super të shijshme
u bë shkas Ferma Jonë dhe Dorina, my sis ose my girl ❤, siç e konsiderojmë në
familjen tonë. Puna ime e re është ngjitur me Ferma Jonë, duke më servirur çdo
mëngjes furnizimet e freskëta të fermës. Këtë fundjavë pashë “Kale” sipas meje
dhe lakër e zezë (black cabbage) sipas Dorinës, e cila për arsye të punës së
saj në Londër ka shumë njohuri mbi frutat dhe perimet. Pasi i hymë kërkimit zbuluam
se Kale dhe Lakra e zezë i përkasin së njëjtës familje, por kanë ndryshime përsa
i përket kultivimit, shijes, vlerave dhe ruajtjes në gjëndje të freskët. Për sa
thashë më lart konsultohuni vet me google, mua më lejoni të vijoj me drekën aq
të shijshme që realizova të shtunën me perimet e Ferma Jonë.
Nuk e kisha menduar se do ju
sillja një recetë supe në kulmin e vapës, por një supë që bëhet për 15 minuta
dhe që ka shije behari, ja vlen të listohet në gatimet e verës. Mjaft të siguroni
lakrën e zezë dhe do keni siguruar supën hit të verës 😍🤗. Ferma Jonë ka furnizim të vazhdueshëm 🙏.
Përbërësit për 4 persona:
1 qepë e vogël
4-5 domate italiane (stërgjatëshet)
3-4 thelpinj hudhër
400 gr qiqra të zjerë
300 gr lakër e zezë
4-5 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Kaurdisim qepën në vajin e ullirit. Kur qepa të fillojë të zbutet shtojmë domaten e grirë dhe hudhrat. Pasi ziejnë 5 minuta, shtojmë qiqrat e zjera dhe 1 gotë të vogël me ujë. E lëmë supën të ziejë dhe 5 minuta të tjera dhe në fund shtojmë lakrën e zezë të grirë në copa.
Në fillim mami Lika ndau gjethet
nga kërcelli, por kur pamë se ça shije i dha gjethja supës, ne grimë dhe kërcellat 😍#nofoodwaste. Lëreni supën të ziejë për 7/8
minuta pasi i keni shtuar lakrën dhe shërbejeni 5 minuta pasi të ketë mbaruar
zierjen.🤤🤗
Supën me qiqra e shoqëruam
me bishtajat e njoma të marra po tek Ferma Jonë. Pasi i pastrova, i
zjeva dhe i dhashë shije me kripë, limon dhe vaj ulliri. Provojeni, por vetëm me
mashurka të njoma të fermës 🤗😍🙏.
No comments
Post a Comment