Nëse menduat se nuk do
e festoja dy vjetorin e blog-ut, keni menduar gabim 🤗. Thjesht isha në kërkim të një
recete të paprovuar më parë. Për këtë më ndihmoi Ami e “Renamour, fait avec
amour” (në instagram) teksa flisnim për ushqimet franceze më tregoi për reçelin
e gështenjës. Nepsi im ngriti krye dhe vendosa që kjo recetë sa e veçantë aq
dhe jo tipike për tavolinat tona të jetë gatimi festiv për 2 vjetorin e BonBon
Taste. Ami më siguroi që ishte një recetë shumë e kollajtë, me vetëm 3 përbërës
(gështenja, sheqer dhe vanilje) dhe ju kërkoj që mos ta nënvleftësoni këtë të
fundit “vaniljen”. Sa më cilësore kjo e fundit aq më karakter merr reçeli. Ndër
videot dhe recetat që pashë në internet ju siguroj që ju kam gjetur atë më të
kollajtën. Por më duhet t’ju them se sado “easy” të jetë si recetë, ka një
element vështirësie të pashmangshëm, të cilin do e zbulojmë bashkë me recetën.
Pothuajse të gjitha recetat kishin opsionale “rumin” si liker që i shtohet reçelit.
Me rum apo jo, nuk ka shumë rëndësi, rëndësi ka vanilja 😍. Ndiqni më poshtë recetën dhe si
autore e vetme e këtij blogu ju falenderoj nga zemra që jeni përditë me mua nga
çdo drejtim.❤❤❤
Përbërësit:
1 kg gështenja
Sheqer
Ujë
Vanilje (shkop
vanilje, esencë vanilje)
Rum (opsional)
Përgatitja:
Lajmë gështenjat dhe i
vendosim për të zierë. Pasi gështenjat janë zierë siç duhet, i kulloni. Ju
kujtohet që ju përmenda një element vështirësie gjatë përgatitjes? Ky është
momenti.
E kishit menduar ndonjëherë
të uleshit “këmbëkryq” për rreth 40minuta e të qëronit gështenja të ziera në
fillim sezoni dhe të mposhtni nepsin që mos ti hani vet, por të jeni të
detyruar të mblidhni brumin e gështenjave në një enë? E di e di, as në ëndrat më
të këqija hahaha 😆. Imagjinoni që ndërsa unë bëja mbrëmë këtë proçes kalamjtë e
mi nuk mjaftoheshin me çfarë hanin vet, por zgjasnin duart dhe tek tuli që unë
nxirja nga gështenjat e ziera. Ndaj leksioni numër 1 nëse do bëni këtë reçel
sigurohuni që gjatë kësaj ore të jeni vetëm në shtëpi 🙃.
Besoj e vutë re që nuk
kam përcaktuar asnjë masë tek përbërësit. Kjo sepse masat si të ujit dhe
sheqerit këtu janë vëllimore. Që do të thotë në varësi të sa vëllim do të zërë
në një enë ta caktuar brumi gështenjave, do të caktojmë sasinë e ujit dhe
sheqerit me të njëjtën enë.
Atëherë, për një kupë brumë gështenja do ju duhet e njëjta kupë me ujë dhe gjysma e kësaj kupe me sheqer. Fotot do ja u demostrojnë më mirë.
Bashkoni të tre përbërësit më lartë në një tenxhere dhe lërini për t’i zierë për 30 minuta. Masa bëhet kremoze dhe nëse e doni edhe më të lëmuar kalojeni për 2-3 minuta me mikserin e dorës si në foto. Shtoni vaniljen dhe rumin nëse keni (2 lugë gjelle). Unë kisha ndaj ja shtova. Futeni në vazo ashtu siç është i nxehtë, puthiteni mirë kapakun dhe vazon kthejeni me kokë poshtë derisa reçeli të ftohet tërësisht. Në këtë mënyrë do siguroni mbylljen termike të kavanozit.
Ami më siguroi që kjo është ngjyra dhe lidhja perfekte 🤗.
Atëherë, për një kupë brumë gështenja do ju duhet e njëjta kupë me ujë dhe gjysma e kësaj kupe me sheqer. Fotot do ja u demostrojnë më mirë.
Bashkoni të tre përbërësit më lartë në një tenxhere dhe lërini për t’i zierë për 30 minuta. Masa bëhet kremoze dhe nëse e doni edhe më të lëmuar kalojeni për 2-3 minuta me mikserin e dorës si në foto. Shtoni vaniljen dhe rumin nëse keni (2 lugë gjelle). Unë kisha ndaj ja shtova. Futeni në vazo ashtu siç është i nxehtë, puthiteni mirë kapakun dhe vazon kthejeni me kokë poshtë derisa reçeli të ftohet tërësisht. Në këtë mënyrë do siguroni mbylljen termike të kavanozit.
Ami më siguroi që kjo është ngjyra dhe lidhja perfekte 🤗.
Shijoni reçelin tuaj të
gështenjës në shumë forma (me bukë të thekur, për bazë keku, si krem për mbushje krepash etj) dhe ndihuni
pak francez çdo mëngjës 😍. Ju bëftë mirë. ❤🌷
Post a Comment
E quajta një projekt përgatitjen
e kësaj torte sepse për hir te së vërtetës kur del nga shtëpia në 7 e gjysëm e
futesh pas orës 6, i tillë është. Po të shtosh këtu që këtë javë përfshirë
dhe sot një ditë para ditëlindjes, kur më duhet të filloj e ngre kështjellën,
kam angazhime pas punës dhe ora 9 më ka mbledhur në shtëpi.
Të përgatisësh një
“tortë lakuriqe” “naked cake” do t’ju hajë dy ditë të mira nëse punoni (duke
hequr dorë nga çdo gatim tjetër se nuk do keni as kohë as fuqi 😃) dhe 1 ditë të plotë (24 orë) nëse
jeni në shtëpi. Kjo sepse përgatitja e kremit të tortës kërkon të pushojë 12 orë
në frigorifer. Ndërkohë dhe pandispanja kërkon kohën e saj të ftohjes plotësisht
përpara sesa ta presim.
Nga u frymëzova për
“tortën lakuriqe”? Si fillim këtë tortë e kam pare tek Krisi (Kikiliciouss), më
pas nga Ida (Idas Passions në instagram), e cila më mrekulloi me buqetën e
luleve vendosur sipër tortës. Pas Idës, Ada e (AddasAll) dhe në fund Nevi (Bake
my Day Happy). Ada e postoi si recetë menjëherë pas ditëlindjes dhe ajo që më bëri
që të zgjedh recetën e Adës ishte lloji kremit të kësaj torte, jo me gjalp, jo
me mascarpone apo krem djathi, por me çokollatë të bardhë. Kremi quhet
Namelaka. Më tundoi emri dhe vendosa të studioj recetën 🤗.
Unë do ju parashtroj
dhe gjithë koston e përbërësve të kësaj torte dhe me aq lekë mund të blini një
tortë të gatshme. Shumë prej jush mund të pyesin, po përse duhet të bëjmë një
tortë që do dy ditë përgatitje dhe kushton të paktën 2 mijë lekë të rinj përbërës?
Sepse siç thotë dhe Ada në dedikimin që më ka bërë tek libri i saj #tëdielave ”një
lugë e mbushur plot me dashuri, është përbërësi sekret”. Kjo tortë me
impenjimin që do kërkojë nga gjysma e pjesëtarëve të familjes (bashkëshorti që
merr udhëzime për të blerë lëndën e parë dhe ruajtje sekreti i pjesëve të tortës
derisa ta ngrejmë në këmbë, si dhe mama që mezi ç’pret t’ja tregojë birit të
vet e ta shijojnë të gjithë) është dashuria më e ëmbël që mund ti servir tim
biri për ditën e lindjes. Një gjë është e sigurt me “naked cake” dhe nëse dështoni
në ndonjë element të përgatitjes, dekorimi dhe prezantimi i saj është një
spektakël.
Mos u stepni nga lista
e përbërësve dhe nga orari i gjatë i përgatitjes së kësaj torte. Nëse unë vet e
para do e konceptoja si të vështirë nuk do e merrja mundimin ta bëja sepse nuk
do kisha opsion të dytë në pikë të mëngjesit për t’i uruar ditëlindjen djalit.
Kjo tortë kërkon vetëm
dashuri dhe besim që ti do e ngresh “kështjellën” tënde me shumë sukses dhe
lexim të kujdeshëm të gjithë këshillave që do ju jap. Gjatë përgatitjes së saj, megjithëse jam mbështetur tek receta e Adës, kam nxjerr dhe unë mësimet e mia.
Do i marrim hapat me radhë dhe me foto çdo hap. Unë nuk kam thuajse asnjë “tertip”
profesional të zbukurimeve me krem të tortave, por kjo tortë nuk ka nevojë për
to 😝.
Përbërësit për pandispanjën:
12 kokrra vezë
400 gr miell
400 gr sheqer
100 gr niseshte
Pakëz kripë
Vanilje
Kosto 400 lekë
Kosto 400 lekë
Përgatitja
Nëse keni dy tava të
njëjta në madhësi, bëheni përgatitjen e brumit të pandespanjës njëherësh. Nëse
jo, ndani përbërësit përgjysëm (6 vezë, 200 gr miell e sheqer, 50 gr niseshte)
dhe vijoni me përgatitjen e secilës bazë. Do ju lehtësonte shumë punën tava mbërthyese “spring pan” sepse baza e pandespanjës del shumë kollaj pa e prishur
atë.
Ndajmë me kujdes të
bardhat nga të verdhat. Hedhim një majë luge kripë tek të bardhat dhe rrahim sa
masa të bëhet shkumë. Me kujdes hedhim sheqerin pjesë pjesë e vijojmë rrahjen. Pastaj
të verdhat e vezëve një nga një. Sitim
200 gr miell dhe 50 gr niseshte në një enë dhe me një spatula silikoni e
bashkojmë miellin me vezën në sasi të vogla me lëvizje rrethore nga lart poshtë derisa
mielli të përthithet i gjithë.
Masa është gati. Një letër
për pjekje e vendosim poshtë bazës së tavës me mbërthim si në foto. Lyejmë anësoret
e tavës me gjalp dhe i pluhurosim me miell. Vendoseni pandispanjën për tu
pjekur në 170 gradë për rreth 30 minuta. Nxirreni nga furra dhe lëreni të
ftohet.
Përbërësit për kremin
500 gr çokollatë e
bardhë
500 ml pana vegjetale
të lëngshme
10 gr fletë xhelatine
300 ml qumësht
Kosto 1200 lekë
Kosto 1200 lekë
Përgatitja e kremit:
Të gjithë përbërësit më
lart unë i bleva tek Neranxi. Pakoja me fletë xhelatine është 20 gr, përdorni
gjysmën e saj (gjithsej 6 fletë).
Në një enë me ujë të
ftohtë vendosim xhelatinën derisa ajo të zbutet. Nxehim qumështin, e theksoj e
nxehim dhe pasi i shtojmë xhelatinën e zbutur (të cilës ja shtrydhim fort ujin
e tepërt), ja shtojmë sipër çokollatës së
bardhë, në mënyrë që kjo e fundit të tretet plotësisht nga nxehtësia e qumështit. Shtojmë panën e lëngshme. Rrahim për 2 minuta me rrahëse elektrike që përbërësit të lidhen mirë. Vendosim
sipër një qese gatimi dhe e lëmë në frigorifer për 12 orë.
Përbërësit për shërbetin:
3 kokrra limona
2 degë rozmarinë
200 gr sheqer
250 ml ujë
Kosto 150 lekë
Kosto 150 lekë
Përgatitja e shërbetit:
Shtrydhim limonat dhe kullojmë
lëngun e tyre. Shtojmë ujin, sheqerin dhe rozmarinën. I lëmë të ziejnë 10
minuta nga pika e vlimit.
Përbërësit për reçelin
200 gr fruta pylli
(boronicë, mjedër)
2 lugë gjelle sheqer
Kosto 300 lek
Kosto 300 lek
Përgatitja për reçelin
Unë i kam boronicat
dhe mjedrën në gjendje të ngrirë nga furnizimet e verës, por ju mund të blini
një reçel të gatshëm me shije luleshtyrdhe ose fruta pylli. Ziejmë frutat në
lëngun e tyre me sheqerin për rreth 5 minuta. Reçeli është gati.
Ndërtimi i kështjellës pas 12 orësh
Fillojmë ngritjen e
tortës direkt në pjatancën e servirjes. Fillimisht nxjerrim kremin nga
frigoriferi dhe e rrahim me rrahës elektrik për 10 minuta. Më pas futeni kremin
përsëri në frigorifer dhe për 30 mintua të tjerë. Kremi do marrë trajtën e
mousse.
Ndërkohë që kremi
freskohet ndajmë pandespanjat me kujdes në dy disqe secilën. Vendosim në tavolinën e
punës gati reçelin dhe shërbetin. Përpara se të vendosim diskun e parë mbi
pjatancë, lyejmë fundin e pjatancës me pak krem, si për të ngjitur bazën e tortës
pas pjatancës (unë e harrova farë këtë hap 😎).
Lugë-lugë njomeni bazën
e tortës me shërbetin që përgatitët me limon e rozmarinë. Shtroni një shtresë kremi (një gisht të trashë) duke mos e lejuar kremin të shkojë deri në fund të
diskut të pandespanjës. Kufizojeni kremin 1 gisht larg kufirit fundor. Do
e kuptoni qartë nga fotot se çfarë po ju
them 😋. Mbi krem lugë-lugë hapni reçelin. Vijoni
kështu me katin e dyte dhe të tretë. Mbi kremin dhe reçelin e katit të tretë, vendosni
diskun e fundit. Zgjidhni atë shtresë të kekut që ka sa me pak hark nga pjekja
e pandspanjës në mënyrë që sipërfaqja e tortës të jetë sa më e sheshtë. Shtresën e
fundit, atë në sipërfaqe vetëm sherbetoseni. Mos harroni shkopinjtë
që do bëjnë të mundur që torta juaj me kate të jetë e qëndrueshme. Pritini
shkopinjtë në lartësinë e tortës.
Kështu siç është torta
e ngritur, pa e lyer ende me kremin sipër, vendoseni në frigorifer bashkë me
kremin e mbetur për ndonjë orë. Nxirreni më pas dhe filloni “patinimin’ e tortës
tuaj lakuriqe 😍. Êshtë shumë e kollajtë ta përhapësh
kremin mbi sipërfaqe më anë të një thike me teh të gjatë. Ndërsa për anët, duke mos patur një spatula, unë i
thirra nevojës së mesit të natës dhe mu përgjigj kështu: Merr një kapak me anë të lëmuara (unë përdora një kapak si në
foto), zhyte në krem dhe me lëvizje rrethore lyej anët e tortës. Nuk është
perfeksioni vet, por ama është torta juaj e përkryer. Tani futeni tortën (pa
dekorime) në frigorifer dhe shkoni të flini gjumë se shkoi ora 2 e natës.
Dekorimet bëhen në mëngjes 🤩.
Çfarë zgjodha unë për
dekorim në një treg ku s'gjen asgjë të bukur lehtësisht? Po të kisha vajzë do kisha
vendosur mbi kek një tufë lulesh pa bishtat kuptohet 😝. Por duke patur vetëm djem dekori bëhet
pak më i vështirë.
Ndaj më shkoi mendja të
blej ca mafishe gati tek Le Bon Tirana (100 lekë) dhe me ca mjedër (250 lekë), thyerja e ngjyrave do
ishte perfekte. Shijoni fotot që mua më gëzuan shpirtin dhe ju uroj të gjithëve
të keni veç gëzime siç sjell dhe një ditë e tillë. Ju dua ❤
Subscribe to:
Posts (Atom)



















































































