Që jemi fis i
ekzagjeruar e tregon ky peshku ose "egërsira" 🤩që do shihni në foto, të cilin ma solli djali im i
tezes Auloni. Auloni siç kuptohet nga emri tij, por dhe nga mënyra si emërton peshkun e thellësive "egërsira" është nga Vlora, me shpirt aventurieri, i etur për sportet
ekstreme, shumë bukurosh dhe "single" 😍. Thënë këtë nga Auloni duhet ta prisja peshkun 4 kg, që quhej LICE 🐟. Ishte aq i madh sa për ta ndarë në
racionë duhej hanxhar, jo thikë e madhe e cila mi bëri duart copa (me provë).😊
Besoj që të gjithë kur
kemi një peshk kaq të madh ndër duar nuk na shkon mendja për ta skuqur apo
thjesht pjekur me limon dhe erëza. Një tavë tradicionale peshku siç e do zakoni
(në këtë rast sipas mami Likës) duhej të ishin nderimet e rastit.
Unë nuk para gatuaj
tava peshku se gjithmone janë mamatë, gjyshet ose nje tavolinë e madhe që na
mbledh për një gatim të tillë, por qëllova në shenjë nën këshillimin e mami Likës.
Dhe mami Lika vet pati rastin ta shijoj se gjysma e peshkut shkoi andej,
sidomos pjesa e kokës (sa një delfin 🤩) që mami Lika e pëlqen shumë ta
shijojë.
Më poshtë receta.
Përbërësit:
1 kg e gjys peshk
2 kokrra qepë (të kuqe
i kisha unë)
2 -3 thelpinj hudhër
2-3 gjethe dafinë
1 filxhan kafe verë të
bardhë ose ½ filxhan kafe uthull molle
1 luge gjelle miell
1 lugë çaji spec i kuq
pluhur
Piper i bardhë
1 gotë ujë
Vaj ulliri dhe vaj për gatim
Përgatitja:
Pasi pastrojmë peshkun, e presim atë në copa. Në një tigan që nuk ngit hedhim pak vaj dhe skuqim peshkun në zjarr të fortë sa të krijojë një karamelizim nga skuqja. Vendosim pjesët e peshkut në tavën e pjekjes. Në të njëjtin tigan hedhim pak vaj ulliri dhe hedhim hudhrat dhe gjethet e dafinës që vaji të aromatizohet. I heqim më pas këto të fundit dhe i vendosim tek tava ku kemi peshkun.
Grijmë qepët në copa
dhe i lëmë të kaurdisen në zjarr të avashtë sa ato të zbuten dhe skuqen në lëngun
e tyre. Shtojmë me radhë verën e bardhë (ose uthullën e mollës). Pasi vera
avullon shtojmë specin e kuq, miellin dhe 1 gotë ujë. Rregullojmë me kripë dhe
piper të bardhë që ja bluajmë në moment.
Shtojmë
masën mbi peshk dhe e pjekim në tavë për 30-40 minuta në 200 gradë derisa tava
të krijojë një shtresë pjekje të bukur 🤗.
Servirim menjëherë dhe
ju bëftë mirë.💙🐟❤
No comments
Post a Comment