Kjo recetë të cilën ma keni kërkuar shumë prej jush, besoj do jetë dhe e
fundit për 2019, një vit i cili në aspektin profesional, familjar, të miqësive
dhe te ndjekësve ka qenë i mbarë. Vasilopita (ëmbëlsira që mban dhe emrin e
babit tim) ka qënë receta me të cilën kam hapur blogun në 8 Janar 2019 dhe Liko
Portokalli një nga gatimet më tradionale dhe të dashura të stinës mbyll këtë
vit. Mbyllje me ëmbëlsi dhe me produktet e bahçes, likoja e portokallit është
një “must“ në shtëpi. Ndonëse sot nuk qerasim më si dikur, kjo liko është ëmbëlsirë
më vete në çdo kohë. Siç e kam theksuar në recetën Reçel Portokalli (kliko),
kur të përgatisni dhe likon, lëkurën që do gërryeni mos e çoni dëm, por kthejeni
në një supër esencë, të cilën mund ta përdorni gjatë gjithë vitit në
përgatitje keku dhe biskota me shije portokalle. Po vijoj me recetën se në këtë
sezon të ngarkuar nuk kemi shumë kohë për lexime.
Përbërësit:
2 kg portokalle
Për shërbetin
1 kg portokall i pastruar nga lëngu dhe farat, i shkuar në varg i kulluar
1 kg sheqer
700 ml ujë
Përgatitja
Portokallet i lajmë dhe me një rende të imët i heqim cipën sipër. Lëkurën e
përfituar e bëjmë esencë sipas shpjegimit këtu.
Më pas portokallet i ndajmë në 4 copa dhe me një gërshërë gatimi presim
fijet e bardha dhe shtrydhim lëngun dhe farat nëse ka.
Siç e kërkon dhe tradicionalja me një gjëlpërë ku kemi shkruar pe, fillojmë
i mbërthejmë portokallet si varg, duke i lidhur fundet e tyre. Kjo mënyrë ndihmon
që likoja portokallit të ruajë formën e bukur të palosjes në servirje. Vargjet i
vendosim në një tas me ujë dhe e lëmë të paktën 1 ditë të plotë duke e ndërruar
ujin disa herë gjatë ditës. Kjo do ndihmojë në nxjerjen e hidhërimës që ka lëkura.
Pas 24 orësh vargjet i ziejmë 2 apo 3 herë në varësi të
hidhërimit që ka lëkura vetëm me ujë, 5 minuta nga pika e vlimit duke e derdhur
ujin dhe rimbushur përsëri për zierjen e dytë. Më pasi vendosim vargjet në një
kullesë dhe i lëmë të kullojnë për të paktën 1 orë.
Pasi portokallet kanë kulluar i peshojmë ato. Unë do ju jap masat për 1 kg
portokallë të kulluar. Ju më pas rrisni ose zvogëloni sasinë e sheqerit sipas
peshës së portokalleve tuaja. Për 1 kg portokalle të kulluar shtojmë 1 kg
sheqer dhe 700 ml ujë. I trazojmë dhe i vendosim për të zjerë pa kapak, në
zjarr të mesëm të avashtë, derisa lëngu i likos të lidhet duke e provuar në një
pjatë. Hedh pak lëng nga likoja dhe e ndan me lugë mes për mes. Nëse të dy anët
afrohen me ngadalë pranë njtj likoja është bërë gati (pyesni mamatë ose gjyshet
tuaja për këtë teknikë, ato do më kuptojnë shumë mirë J). Vendoseni likon të nxehtë nëpër vazo dhe i
ktheni ato me kokë poshtë ose bëni proçesin e sterilizimit duke u orientuar këtu.
Nga mot Gëzuar dhe qoftë 2020 një vit i bekuar për të gjithë shqiptarët. Ju dua
Post a Comment
Ketë vit nuk do ju sjell receta panetonesh se i keni dy receta në blog nga vitet e kaluara dhe të dyja recetat janë për panetone që nuk kanë nevojë domosdoshmërisht për pajisjen e rrahjes së brumit. Në këtë sezon festash do ju sjell Pan Brioche të Ejonës, me të cilën inagurova mikser që më dhuroi Delimano. Ejona ka blog-un e saj si unë, Mandarina ku do gjeni receta fantastike, sidomos veganët dhe vegjetarianët 😍🤗. Ejona nuk e ha mishin 😎.
Pan Briosh të Ejonës e kisha provuar që nga koha kur të dyja punonim në të njëjtën ndërmarrje 😋 dhe kisha vendosur ta bëja kur unë të bëhesha me mikserin tim. Ejona më kishtë këshilluar që kjo recetë e një mikut të saj francez është delikate dhe duhet punuar me pajisjen e duhur. Ndaj unë nuk ju këshilloj ta bëni me dorë nëse nuk keni pajisjen e punimit të brumit. Nëse shpesh herë unë i modifikoj recetat bazë, nga kjo recetë nuk kam lëvizur asnjë grimë sepse nuk mund të futësh duart në një recetë autentike franceze 😍.
Në postim do hedh dhe foto të miat që i kam bërë nga qejfi pajisjes së dhuruar nga Delimano, ndaj durim hahah.
Përbërësit:
4 kupa miell, idealisht miell Manitoba
4 vezë
250 g gjalp
1 bustinë maja
1/4 kupë qumësht i vakët
1/3 kupë sheqer
1 lugë çaji kripë
½ majë lugë erëza të përziera masala (opsionale)
1 e verdhë veze për të lyer brioshin para pjekjes
Përgatitja
Tek qumështi i vakët shtoni majanë dhe e lini atë të aktivizohet. Më pas
tek roboti kuzhinës shtoni gjithë përbërësit e tjerë veç gjalpit. Trazoni brumin
për 10-15 minuta pa ndërprerje derisa brumi të filloj e të shkëputet nga anët e
enës së inoksit.
Ky është momenti ku pjesë pjesë shtoni gjalpin në temperaturë ambjenti. Kur të shihni që nga rrahja e brumit 2-3 minuta, gjalpi është përthithur nga brumi, shtoni pjesën tjetër derisa të mbaroni sasinë e gjalpit.
Ky është momenti ku pjesë pjesë shtoni gjalpin në temperaturë ambjenti. Kur të shihni që nga rrahja e brumit 2-3 minuta, gjalpi është përthithur nga brumi, shtoni pjesën tjetër derisa të mbaroni sasinë e gjalpit.
Mos u ngatërroni nga prania e dy masave të brumit se nga qejfi gatova dy Pan Brioche 😋🤩
E vendosni brumin në një enë të thellë dhe mbulojeni me qese kuzhine, në
një vend të ngrohtë (brenda sobës e fus unë), për rreth 2 orë sa të arrij
2-fishin e volumit.
Pasi brumi të jetë dyfishuar, punojeni me dorë për 2 minuta dhe mbulojeni
sërish me qese kuzhine e lëreni të pushojë në frigorifer përgjatë gjithë natës.
Ditën tjetër, nxirreni nga frigoriferi, ndajeni në topa të vegjël ose jepni
formë gërsheti dhe lëreni të vijë në temperaturë ambienti për rreth 2 orë,
mbuluar përsëri me qese kuzhine.
Këshillë: nëse shihni se gjatë kohës së pjekjes sipërfaqja skuqet shumë për shkak të vezës, mbulojeni sipërfaqen me letër alumini dhe lëreni kështu deri në pjekjen e plotë të bukës.
Lëreni Pan Brioche të ftohet tërësisht përpara sesa “ta shqyeni”, pardon...ta
hani me elagancë si francezët hahaha.
Unë vdes për aromë buke, por kur kjo bukë është dhe recetë franceze nepsi
im mbaron kur mbaron dhe thërrimja e fundit e bukës 😋😋. Ju bëftë mirë.❤❤🙏🙏
Po ju postoj dhe ca foto gjatë regjistrimit të dy videove që bëra në IGTV në Instagram (kliko fjalën për videon). Fotot janë për tu argëtuar 🤪
Subscribe to:
Posts (Atom)





























































