Përpara se të flas për “petullat” hot dog, një emërtim që e përshtata,
do flas pak për borën e parë që na nxori të gjithëve në rrugë natën pa pyetur për
të ftohtin. Filloi si shaka dhe nuk e besova se do zinte aq shumë në pak
minuta. Kur dola tek dera të shihja borën që kishtë rrethuar oborrin kam mbetur
e pa fjalë. Një dëborë aq e butë dhe e pastër, sa më vinte ta përdorja si përbërës
në ndonjë recetë hahaha.
Përbërësit për 4 persona
8 salçiçe (unë përdora të EHV)
8 feta djathi të prera pak trashë
Përbërësit për brumin
2 kupë miell
1 e ½ kupë qumësht
1 lugë çaji kripë
½ luge çaji piper i zi
2 vezë
1 lugë sodë për pjekje (baking powder)
Vaj për skuqje.
Përgatitja
Veshim
salçiçet me djathin si në foto dhe secilës prej tyre i vendosim mes për mes një
shkop shishqebapi.
Pasi i rregullojmë të gjitha, i vendosim në akull për 30 minuta.
Përgatisim brumin duke hedhur gjithë përbërësit në një tas dhe trazim
për 1 minutë :). Marrim një gotë të gjatë dhe të ngushtë dhe hedhim në të masë
nga brumi ynë. Zhysim salçiçet një nga një dhe i vëmë menjëherë tek tigani, ku
kemi hedhur vajin që është ngrohur për skuqje. Petullat marrin ngjyrë menjëherë, i skuqim nga të dyja anët. Nëse nuk keni
tigan shumë të gjerë, mund ti këpusni pak shkopinjtë që dalin nga salçiçet, në
mënyrë që t’ja u nxërë tigani.
Servirim menjëherë ashtu të ngrohta me ketchup dhe krem të thartuar “sour
cream” (opsionale). Ju bëftë mirë.
No comments
Post a Comment