Meqë furnizimet për festa janë me shumicë dhe jo produkte të përditshme,
duhet të gjëjmë forma për t’i konsumuar në ditët në vazhdim. Në këto ditë shumë
të ftohta, nuk ke shumë dëshirë për gatime që të marrin kohë, ndaj dhe
brusktetat ishin gatimi im mbrëmë, me produkte që i kisha të gjitha në
frigorifer. Për t’ju përshtatur shijes së çunave
përgatita brusketa me bazë gjalpi dele dhe me bazë pesto . Sipër tyre vendosa
djath mozzarella, proshutë crudo dhe domate qershi. 10 minuta në furrë dhe
brusketat ishin gati. Shoqëruar me një gotë verë të kuqe, u kthye në darkën
perfekte të një natë shumë të ftohtë dimri.
Përbërësit
Bukë fshati e prerë në feta
Mozzarella
Proshutë crudo (opsionale)
Pesto
Gjalp
Domate qershi
Përgatitja
Lyejmë
fetat e bukës me pesto dhe disa prej tyre me gjalp.I vendosim në furrë ne temperaturë 200 gradë, në katin më të lartë të furrës për 5 minuta. I nxjerrim nga furra dhe vëmë sipër tyre djathin, proshutën dhe domatet.
Pjekim për 5 minuta të tjera, në katin më të lartë të furrës.
Brusktetat janë gati. I servirim menjëherë. Ju bëftë mirë.
No comments
Post a Comment