Këto nuk janë petullat tona tradicionale, as ato
tipike amerikane, por pamjen e kanë të tillë. Në fakt petullat tona
tradicionale nuk i kam gatuar ndonjëherë vet. Arsyeja është se nuk më pëlqejnë
dhe aq shumë. Kur shkojmë tek mami Lika dhe kemi neps për pëtulla na i përgatit
ajo. Petullat që do ju tregoj sot bëhen shumë kollaj dhe nuk thithin fare vaj.
Nga jashtë bëhen mjaft krokante dhe brenda të buta. Mund t'i shoqëroni me
sheqer pluhur, mjaltë, reçel, djathra.
Përbërësit:
50gr gjalp
120 ml qumësht
50 gr sheqer
250 gr miell
Baking powder
Vaj per skuqje
Përgatitja:
Shkrijmë vajin në
mikrovalë, shtojmë qumështin, sheqerin dhe trazojmë me një lugë druri. Hedhim
miellin bashkë me sodën për pjekje, përziejmë sa mielli të njomet i tëri nga përbërësit
e lëngshëm. Masa është gati.
Me
duar bëjmë forma rrethore si për biskotë dhe me gisht krijojmë vrimën në mes. Është
e shpejtë dhe e kollajtë. Ndërkohë vajin për skuqje duhet ta kemi vënë të
nxehet në zjarr mesatar. Kur filloni ti skuqni këto petulla mos u largoni nga këndi
juaj i punës pasi marrin ngjyrë shpejt dhe kërkojnë të kthehen nga ana tjetër,
me pak fjalë skuqja e tyre është një proçes që nuk të lodh.
I
shërbeni të ngrohta sipas dëshirës. Ju bëftë mirë.
No comments
Post a Comment