Ndonëse sultjashi është ëmbëlsira më tradicionale dhe e kahershme,
amvisat qoftë këto mamatë tona apo vet ne kemi stilin tonë të gatimit të tij. Këtë
besoj unë që e bëj sultjashin me instikt :), më tepër sesa me recetën e mamit.
Nëse recetat e mamave tona e trashin sultjashin me niseshte, unë
preferoj ta gatuaj pa këtë të fundit, duke ju përkushtuar zierjes së avashtë të
orizit, duke siguruar kështu dhe trashjen e vet gatimit. Padyshim që ka patur
raste që e kam gatuar duke i hedhur niseshte në fund dhe ½ lugë miell (sekret nga teze Eli, që sultjashi mos të
nxjerrë si ujë, kur e ke ngacmuar gjysmën e tasit, për ta ngrënë më vonë gjysmën
tjetër). Kur përtoj e trash me niseshte, por kur jam në humor të mirë e bej
sipas stilit tim Bonbon :), një “rice pudding” të vërtetë.
Përbërësit
250 gr oriz
1200 ml qumësht
300 ml ujë
5-6 lugë sheqer
1 pana për gatim (opsionale)
1 majë luge kripë
Kanellë
Përgatitja:
Në
një tas vendosim orizin me gjysmën e sasisë së ujit (ujë i ftohtë) dhe e lëmë në këtë gjendje për të paktën 1 orë.
E shtojmë më vonë këtë masë në tenxhere dhe e lëmë të ziejë me zjarr të
ulët shtojmë dhe masën tjetër të ujit pa e hequr nga flaka.
Kur uji pothuajse përthithet, hidhni qumështin pjesë pjesë, duke i lënë kohë të shterojë përpara se t’i shtojmë pjesën tjetër. Hidhni kripën në këtë moment. Ky lloj gatimi i sultjashit të do pak në këmbë, por ja vlen :).

Mbani parasysh që flaka të jetë e ulët, gjatë gjithë kohës. Kaq qumësht
ka mbetur nga shishja 1,5 litër që përdora.
Do shikoni sesi orizi duke u zjerë në këtë mënyrë do e trashë masën, pa qenë nevoja e trashjes me niseshte. Shtojmë sheqerin lugë lugë duke provuar që të arrini ëmbëlsinë e dëshiruar. Shtojmë kanellën dhe trazojmë.
Përpara se ta hedh ne tasa unë i shtoj një pana për gatim. Kjo është opsionale, por në mendimin tim e bën më kremoze dhe e shton më shumë shijen e kremit të qumështit. Ndajmë nëpër tasa dhe servirim pasi të jenë ftohur. Ju bëftë mirë.

No comments
Post a Comment