Jemi në muajin e duhur për të ekzagjeruar me receta jo të përditshme. Kjo
sallatë që unë mund ta quaj dhe një shportë freskie plot shije, shkon mjaft në
tavolinat festive si shoqëruese e mirë e sallatava të tjera, djathit apo
mishit.
Për herë të parë këtë sallatë e kam provuar tek Suela…..po po, ajo është,
Suela e Kullureve :). Ju kam thënë që Suela të befason me përbërës shumë të
thjeshtë, por që qëndrojnë mjaft mirë me njëri tjetrin. Suela e ka zakon të na
ftojë javën e parë të vitit dhe neve ajo tavolinë na shijon sikur të jetë dita
e vitit të ri :). Mezi po presim radhën këfë vit :). Përbërësit më poshtë.
Përbërësit
3 kokrra mollë jeshile
2 degë të plota selino
fruta të thata (arra, lajthi, kikirikë)
rrush i thatë
lëngu i një limoni
1 lugë vaj ulliri
Përgatitja
Qërojmë dhe grijmë mollët në kubikë. Qërojmë selinon nga sipër me grirësen
e patates për të eleminuar fijet dhe grijmë në kubikë. Bashkojmë mollët dhe
selinon në tasin e servirjes. Shtrydhim një kokërr limoni dhe lëngun e shtojmë
tek mollët dhe selinoja.
Nëse frutat e thata nuk i kemi të pjekura, për një shije më të mirë i
japim një pjekje në një tigan që nuk ngjit. Bashkë me rrushin e thatë i shtojmë
tek mollët. Hedhim një lugë vaj dhe trazojmë.
Sallata
është gati për servirje.
Të
nesërmen meqë më kishte mbetur pak sallatë festive e shoqërova me rukola dhe
përfitova një sallatë tjetër për drekën :). Ju bëftë mirë.
No comments
Post a Comment