Thursday, December 22, 2016

Supë me domate.

Të gjithëve na ka qëlluar shpesh që ta kemi frigoriferin dhe raftet e perimeve bosh :). Kur ju gjenden një domate, gjysëm qepë, një karrotë e një grusht fidhe mund të nxirrni një supë me shije, që dhe fëmijët do e pëlqejnë. Kjo nuk është ndonjë nga ato supat me të cilat mund të prisni miq për nga pamja :), por shijen e ka shumë të mirë. Më poshtë në foto do ju tregoj dhe drekën e plotë, ditën që përgatita supën me domate.

Përbërësit
1 kokër e madhe domate ose 2 mesatare
Gjysëm kokërr qepë
1 apo 2 karrota
1 paketë star
1 filxhan çaji fidhe
1 lugë gjelle gjalp
4 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja
Grijmë qepën dhe karrotën dhe shtojmë tek tenxherja ku kemi shkrirë gjalpin dhe vajin. I lëmë të kaurdisen derisa qepa të marrë ngjyrë. Shtojmë domaten e prerë në kubikë dhe e lëmë në zjarr sa domatja të shkrijë e të bëhet një masë e lidhur me qepën.

Mbushim me 2 gota ujë. Kur uji të ketë marrë valë shtojmë fidhet dhe supa është gati kur fidhet kanë zjerë. Rregullojmë me kripë e piper. Ja dhe dreka ime atë ditë. Ju bëftë mirë.


SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig