Sunday, November 20, 2016

Kek me shërbet sipas mami Likës

Ky është keku që mamat tona e kanë gatuar kur ne kemi qenë të vogla. Keku me kos e vezë, ka qënë ëmbëlsira më e zakonshme dhe më e shpeshtë e asaj kohe. Ama kur i shtoje dhe shërbet, ëmbëlsira kthehej në një pjatë të veçantë që nuk kishe mundësi ta shijoje dhe aq shpesh.
Më ka qëlluar kur kisha çunat në çerdhe e kopësht të kërkoja shijen e kekut që ne kemi ngrënë kur kemi qënë fëmijë. Nuk e kam gjetur më. Ky kek, të risjell atë shije dhe meqë jemi në dimër dhe në stinë festash i bëjmë një tolerim dhe shërbetit :)

Përbërësit
5 vezë fshati
100 gr gjalp
150 gr sheqer
200 ml kos
300 gr miell
1 lugë kafe e prerë me sodë buke
Lëkura e 2-3 portokalleve

Për shërbetin
600 ml ujë
800 gr sheqer
Përgatitja
Rrahim vezët me sheqerin. Shtojmë gjalpin e shkrirë.
 Shtojmë kosin, miellin, sodën dhe lëkurat e portokallit.
 Ja dhe unë në sfond që fotografoj mamin :)
Shtrojmë masën në një tavë të lyer me gjalp. E pjekim në 180 gradë pëe 45 minuta, në mes të furrës, derisa keku të kullojë. E testojmë me një majë thike e cila duhet të dalë e pastër.
Meqë nuk i pëlqejmë ëmbëlsirat me shumë shërbet si familje, pregatisim shërbet aq sa duhet, jo të kullojë tepri kur ta hamë :). Vendosim ujin në tenxhere bashkë me sheqerin dhe e lëmë shërbetin të ziejë 15 minuta nga pika e vlimit.
Siç dihet kur përgatisim ëmbëlsira me shërbet ose keku ose shërbeti duhet të jetë i ftohur. Unë kisha kekun e ftohtë dhe i hodha shërbetin e ngrohtë, jo të nxehtë. Ju bëftë mirë.




SHARE:

3 comments

  1. Po kerkoja sot nje recete te veçante per nje embelsire, si e diel dhe ja ku me doli perpara keku i mami Likes. Ashtu eshte Bona, ky lloj keku ka qene tipik i femijerise sone. po e provoj dhe uroj te me dale siç duhet.

    ReplyDelete
  2. Unë kam qenë e martuar për 9 vjet pa fëmijë derisa kam njohur shumë komente se si Dr Gideon ka ndihmuar shumë njerëz të mbeten shtatzënë, menjëherë e kontaktova në whatsapp dhe i shpjegova gjithçka, ajo më udhëzoi se çfarë të bëja dhe bëra gjithçka në mënyrë perfekte. , për habinë time mbeta shtatzënë 3 javë pasi ai bëri gjithçka, pata djalin tim të parë dhe për momentin kam 2 fëmijë të bukur me ndihmën e Dr Gideon të gjitha faleminderit për punën tuaj të mirë, kontaktoni atë për ndihmë.
    1) nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    2) nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    3) nëse doni të ndaloni masturbimin.
    4) nëse dëshironi një martesë/marrëdhënie paqësore.
    5) nëse doni të hakmerreni ose dikë.
    6) nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    dhe të tjerë.
    email: drgideon611@gmail.com
    Whatsapp: +2347042191323

    ReplyDelete
  3. Faleminderit Dr Gideon që më ndihmove ta kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani, me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr Gideon për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu janë detajet e tij të emailit: drgideon611@gmail.com ose WhatsApp: +2347042191323

    ReplyDelete

Blogger Template Created by pipdig